1.7 C
Priština
More

    Arsyet pse asnjëherë nuk duhet të mbathni sandale plazhi

    spot_imgspot_img

    Sikurse koha bëhet më e ngrohtë ashtu paraqitet dëshira që të mbathni simpolin e verës: sandalet e plazhit. Mirëpo shumë ekspertë mendojnë se ato nuk duhet ti përdorni përveç se në plazh, banjo apo dush-kabinat e përbashkëta, për shkak të rreziqeve dhe parregullsive që sjellin.

    1. Ekspozojnë këmbët tuaja ndaj baktereve të ndryshme

    Në kohë të caktuar këmbët tuaja bëhen të pista, posaqërisht nëse mbathni papuçe në public, pasiqë janë të mbuluara me një gjë të quajtur Staphylococcus, një baktere që iriton lëkurën e këmbës suaj por mund edhe të ju detyrojë për amputim të saj.( Kjo varet nëse keni plagë të hapura, prerje, dhe gjendja juaj shëndetësore në momentin e marrjes së bakterit)

    1. Ju bëjnë më pak stabil

    Me papuçe është shumë më lehtë që të rrëzoheni apo të shkeleni nga turma e njerëzve.

    1. Shkatërrojnë thembrrën tuaj.

    Pasiqë thembrra juaj shkel tokën me më shumë forcë kur është e mbathur me shtresën e hollë të papuçes, mund të përfundoni me dhimbje thembrre nëse jeni në këmbë për një kohë më të gjatë.

    1. Mund të shkaktojnë plagë të tmerrshme

    Rripi në mes gishtave është e vetmja gjë që e mban papuçen në këmbën tuaj, ai rryp fërkohet me lëkurën tuaj në çdo hapme çka mund të shkaktojë iritim dhe variçe. Kur variçet të shpërthejnë, kemi plagë të hapura dhe të gatshme të pranojnë patogene të ndryshme.

    1. Mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme në gishtat e këmbës

    Kur mbath papuçe, gishtat e nëdhenj punojnë më tepër për të mbajtur papuçet në këmbën tuaj, gjë që mund të shkaktojë gishtin-çekiç.

    1. Ua prishin qëndrimin e trupit

    Çdo mbathje e hollë që nuk lakohet në mënyrën si lakohet këmba kur ecni zbathur, dëmton qëndrimin e trupit tuaj pasiqë pengon biomekanikën tuaj.

    1. Shkaktojnë dhembje të mëdha

    Njerëzit me këmbë të rrafshëta kanë nevojë për harkun që të mbajnë gjunjët, kyçet dhe shpindën në vijë të drejtë. Në mbathjet e rrafshëta kjo gjë mungon andaj nyjet e kompensojnë me më tepër punë. Kjo gjë mund të shkaktojë dëme nga përdorimi i tepruar i nyjeve të këmbës, dhimbje të thembrrës si dhe dhimbje nga nervat e shtrydhura të shpinës.

    1. Paraqitja e gungave tek gishti i madh

    Pasiqë gishti i madh duhet të punojë me intensitet më të madh, paraqiten gunga në nyjen e gishtit të madh. Një gjë jo e dëshirueshme.

    1. Sandalet mund të jenë nga materiali toksik

    Rripat e plastikut mund të jenë nga lateksi, nga i cili shumë njerëz janë alergjik, apo nga plastiku që përmban BPA- një toksinë që është e lidhur me lloje të ndryshme të kancerit.

    1. Ato ju ngadalësojnë

    Në një stuim është konstatuar se ata që mbathin papuçe plazhi bëjnë hapa më të vegjël se ata që mbathin atlete./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...