Kur bëhet fjalë se çfarë nuk duhet të ketë në pjatën tuaj, nutricionistët janë shumë të dyshimtë. Aq shumë saqë ata kanë ndaluar shumë lloje të ushqimeve në dietat e tyre. Nuk vshtë ide e keqe andaj ndiqni shembullin.
- Mish i përpunuar
“Unë iu shmangem mishit të përpunuar si mishi në drake, salsiçe të gatuara dhe hot dogs, të cilët mund të përmbajnë natrium dhe aditivë”, thotë Katie Cavuto, R.D. “Ata shpesh përmbajnë sasi të madhe të kripës dhe përfshijnë të gjitha yndyrnat e këqija”.
- Salcë domatesh e blerë në market
“Nëse shikoni etiketat në shumicën e salcave për pasta, do të vëreni se ata përmbajnë shumë natrium, dhe pothuajse çdoherë kanë shtojcë të sheqerit”, thotë Dana Angelo White, R.D. ”Më shumë kisha preferuar ti bëj vet salcat sepse mund ta kontrolloj sasinë e përbërësve”.
- Karamele të sheqerosura me ngjyra
“Asnjëherë nuk do ti kisha ngrënë shumicën e gjërave që i kam dashur si fëmijë, posaçërisht shkopinj bardh e kuq si dhe karamele tjera”. Këto janë sheqer i pastër me ngjyrë! “Kjo nuk është vetëm sepse dua të harxhoj kaloritë e mia, thekson Frances Largeman”.
- Peshku dhe mishi i papjekur
“Jam shumë i vetëdijshëm për sigurinë e ushqimit dhe mikroorganizmave patogjene të mundshme që mund të gjenden gjatë furnizimit tone me ushqim”, thotë Toby Amidor, R.D. ”Gatimi i peshkut dhe mishit në temperaturën e duhur minimale të brendshme është mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e tyre”.
- Ushqime të ngrira
“Të ngrohësh dhe të hash mënjëherë ushqimet, si ato në darkë, zakonisht përmbajnë kripë, sheqer dhe yndyrna dhe kanë një listë të gjatë të aditivëve dhe aromave artificiale”, shpjegon nutricionistja Michele McRae, nga Rainbow Light. “Ata shpesh kanë përmbajtje të ulët të fibrave. Në vend të kësaj, ajo rekomandon ushqime të shëndetshme si: perime të freskëta në formë sallate ku mund të shtoni përmbi djath të pakripur, arra të papërpunuara, copa domatesh si dhe ta spërkatni me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe lëng limoni”./kosovarja.ch/