-2.1 C
Priština
More

    3 mënyra për të kursyer kohë në rutinën tuaj të mëngjesit

    spot_imgspot_img

    Nëse jeni duke u përgatitur për punë apo duke i duke i dërguar fëmijët për në shkollë, përmirësoni rutinën tuaj të përditshme me anë të këtyre tri këshillave të thjeshta që të kurseni kohën në mëngjes.

    1. Bëni gati rrobat tuaja një natë më parë. Sa kohë kaloni duke u menduar se çfarë të vishni? Ose, sa kohë ju nevoitet që të gjeni këmishën tuaj të preferuar? Të vendosni se çfarë të vishni dhe ti bëni gati një natë më herët, mund të ju kursejë shumë minuta të pavlefshme çdo mëngjes.

    2. Paketoni çantën tuaj të punës apo shkollës një natë më parë. Të siguroheni se çanta juaj përmban gjithçka që është e nevojshme, apo se portofoli juaj, çelësat e makinës dhe celulari janë të vendosur në ndonjë vend ku keni qasje më të shpejtë, është një tjetër mënyrë e lehtë për të shmangur rrëmujën dhe të kurseni kohë në mëngjes.

    3. Bëjeni mëngjesin të thjeshtë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por mungesa e kohës në mëngjes mund të bëjë që njerëzit ta tejkalojnë atë. Një strategji e shpejtë për ta luftuar këtë është që të përgatitni të gjitha materialet që ju duhen për mëngjesin një natë më parë. Pa marrë parasysh nëse jeni duke përgatitur diçka të shpejtë, vezë të fërguara që ti ngrohni në mëngjes apo të paketoni diçka për të marrë me vete, duke pasur mëngjesin e përgatitur paraprakisht mund të bëjë ndryshim të madh në rutinën tuaj të mëngjesit./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...