Sipas një artikulli kohëve të fundit, autori Warren Burger ka përshtatur një kapitull nga libri i tij provokues, ‚A More Beatiful Question‘, në të cilën ka shkruar për t’iu ndihmuar njerëzve që të përdorin “fuqinë hetuese” që ka të bëjë më shumë me shpresat e tyre, ëndërrat dhe jetën.
Edhepse, është e paraparë për të rriturit, pyetjet mund të jenë një mjet i fuqishëm edhe për të rinjtë. Nëse keni ndonjë anëtar të ri në familje, ia vlen që ti ndani pyetjet me to.
Hidhni një sy pyetjeve përmbledhëse më poshtë dhe përpiquni të përgjigjeni për veten tuaj. Pastaj përdorni pyetjet si një pikënisje për të ndihmuar fëmijën tuaj të përcaktojë se për çfarë mund të jetë i apasionuar.
- Çfarë është topi juaj i tenisit? (qëllimi pas të cilit synoni)
Pyetja vjen nga një fjalim startues nga një sipërmarrës të cilin e citon Burger: “Njerëzit më të suksesshëm janë të obsesionuar me zgjidhjen e një problem të rëndësishëm, diçka që ka rëndësi për ta. Ata më ngjasojnë me qenin që ndjek topin e tenisit. Poenta është që të gjeni edhe ju “topin tuaj të tenisit që ju tërheq”.
Një ushtrim është që të shkoni në library dhe të shihni se cili seksion ju pëlqen apo tërheq më shumë. Kjo mund të ju ndihmojë që të zbuloni se çfarë ju tërheq juve. Burger citon një bashkautor të tij se: “Kohën që e shpenzoni gjithashtu mund të tregojë se çfarë dëshironi të bëni”. Përshkak se nganjëherë gjërat që bëjmë pa i menduar me të vërtetë janë gjëra që iu gëzohemi natyrshëm ose janë më të mira.
- Çfarë është diçka që ju besoni se pothuajse askush nuk pajtohet me ju?
Burger i atribuohet bashkëthemeluesit të PayPal, Peter Thiel me këtë pyetje. Është një sfidë mjaft e madhe me qëllim që t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë ju intereson dhe të përcaktoheni në atë se çka është e vlefshme që të ndjekni, duke u bazuar në uniken. Thiel thekson se origjinaliteti është shumë i vështirë.
Por, kjo është mënyra që të gjeni qëllimin tuaj unik. Në vend që të përpiqeni të bëni atë çfarë të tjerët janë duke e bërë, synoni drejt dyerve që askush nuk i ka hapur deri më tani.
- Cilat janë superfuqitë tuaja?
Ideja këtu qëndron në identifikimin e fuqive dhe pikave më të forta që ju sjellin për çdo situatë. Është një video e shkurtë tetë minutëshe në YouTube nga regjisori Tiffany Shlain, e quajtur “Shkenca e karakterit”, e cila mund të ju ndihmojë në përcaktimin e fuqive tuaja, ndërtimin e personalitetit dhe të krijoni një vision për suksesin personal dhe lumturinë.
- Çfarë ju ka gëzuar të bëni në moshën 10 vjeçare?
Mendoni prej më herët, thekson autori: “ për atë që ju ka pëlqyer në fëmijëri, është shenjë për t’ju treguar se çfarë duhet të bëni”.
Burger citon një psikolog i cili thotë: “Gjërat që i kemi dashur në fëmijëri, padyshim janë ato që vazhdojmë ti duam përsëri”. Ai sugjeron që të shkruani një listë të veprimtarive dhe preferencave nga fëmijëria – dhe shihni se çfarë ende rezonon me ju sot.
- Çfarë jeni të gatshëm të provoni tani?
Burger shton se një nga mënyrat më të mira për të gjetur qëllimin dhe pasionin tuaj është me anë të eksperimentimit. Mënyra më e mirë është të mësojmë se kush jemi – në praktikë jo teoritikisht, duke e testuar vazhdimisht realitetin. Profesori thekson se duhet të angazhohemi në një seri të përpjekjeve dhe gabimeve, me fjalë tjera, të gjejmë mënyrën që të marrim përvojë ose të ndërtojmë aftësitë si dhe të zbulojmë mundësitë tona për të eksperimentuar. Ajo përfundon se “Ne duhet të veprojmë”.
- Imagjinoni të ktheheni prapa, 20 apo 30 vite më herët: çfarë do të thonit se keni arritur?
Kjo është një pyetje shumë potente apo e fuqishme. Mendoni rreth këtij ushtrimi, çfarë do të kishte përfshirë në listen tuaj për shpresat dhe arritjet?
- Cila është fjalia juaj?
Duke përmbledhur qëllimin e ndokujt në një fjali të vetme dhe të thjeshtë, mund të jetë një portë e hapur për të jetuar një jetë përplot kuptim. Është projektuar për të ndihmuar në gjetjen e qëllimit dhe pasionit të formuluar në një fjali të vetme që përmbledh se kush jeni dhe çfarë synoni të arrini.
Nuk duhet të jeni president për të formuluar një fjali. Burger sugjeron fjali të tilla si : “Ai rriti fëmijë të cilët u bënë të rritur të lumtur dhe të shëndetshëm”, ose “Ajo shpiku një pajisje ku e bëri jetën e njerëzve më të lehtë”. Dhe, në fund ai pyet: “Nëse fjalia juaj është një qëllim akoma i paarrirë, atëherë ju duhet gjithashtu të pyesni: ”Si mund të filloj të jetoj sipas fjalisë sime të krijuar”?/kosovarja.ch/