-2.1 C
Priština
More

    Si të bëhesh femër e suksesshme?

    spot_imgspot_img

    Të gjitha zonjat që janë të suksesshme në punën e tyre, nuk e kanë arrit këtë gjatë natës. Pas tyre janë vjet e vjet të punës së rëndë, por edhe mënyrës së tyre të punës që i ka ngritur në nivele më të larta.

    Gati të gjitha femrat kanë tendencë të bëhen të suksesshme në punën që e bëjnë. Megjithatë, kjo aspak nuk është punë e lehtë. Suksesi nuk ndodhë as shpejt e as lehtë, por është produkt i punës shumë vjeçare dhe të mundimshme. Magazina Elle ka vendosur të mbledh disa femra të cilat kanë kaluar rrugë të vështirë dhe ti ndajnë me zonjat tjera që njëlloj dëshirojnë të arrijnë në karrierë.

    Cfarë duhet të bëni dhe si duhet të veproni në një bar plot me krokodilla? Shikoni këshillat e femrave që këtë e kanë arrit.

    Si ta shesësh veten, por jo edhe ‘shpirtin’?

    Asnjë sukses, e ashtu edhe ato të punës, nuk vinë brenda natës. Dhe pikërisht për këtë, përveç shumë mundi duhet edhe shumë durim. E nevojshme është koha e caktuar të filloni të tregoni atyre që duhet dhe të tjerëve në punë kush jeni ju. Këshilla më e mirë që mund të dëgjoni? Mos kini turp! Kurrë mos u frikësoni të thërrisni, të dërgoni email, të kërkoni këshillë, të thoni dicka që nuk e kuptoni, të bëni pyetje e ngjashëm, por është shumë e rëndësishme të dëgjoni përgjigjen. Shumica e njerëzve nuk dinë të dëgjojnë, sidomos në këshilla pune.

    Si të sillemi me bashkëpunëtorët dasha keq?

    Në secilën punë ka kolegë që vështirë ia dalin me konkurrencën dhe suksesin e tjetrit dhe nxirren në llogari të punës dhe mundit të të tjerëve. Me ata nuk është lehtë t’ia dilni, sepse askush nuk është aq i aftë sa të qëndroj imun në këto gjëra. Asnjëherë mos kërkoni falje sepse jeni i suksesshëm. Dhe besojini instiktit tuaj. Nëse dicka ju duket e mundshme dhe besoni që do të fitoni çcmim, bëjeni atë dhe mos dëgjoni të tjerët kur ju thonë që nuk do ia dilni. Gjithashtu, mësoni të thoni jo. Takimi në ora pesë mundet? Mundet por vetëm nëse ju në atë orë jeni të lirë. Askush nuk ka të drejtë të ju marr kohën.

    Si mos t’ia mbyllni vetes derën?

    Mundohuni të jeni i mirë me sa më shumë njerëz. Asnjëherë nuk e dini kush do vijë në cilën pozitë, kush me kënd është mirë dhe me kënd do bashkëpunoni. Mos ia mbyllni vetes dyert me sjellje të keqe, por mirëmbani marrëdhënien e mirë, pa marrë parasysh për nevojë tuajën apo të tyren./kosovarja.ch/

     

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...