Lidhja në moshën 20 dhe në moshën 30 vjeçare: Cilat janë dallimet? Edhe pse duket afër, dallimi në pikëpamje jetësore, por edhe dallimi në lidhje është shumë i madh.
Shumë këmbëngulin që të 30-tat janë të 20-tat e reja. Edhe pse ora biologjike është ndërruar dhe nga femra nuk pritet që të mendojë vetëm në bashkëshort dhe fëmijë, por të shkollohen dhe të ndërtojë karrierë, por biseda për meshkuj ideal është ende evidente, e për këtë është radha të flasim se çka është ajo që ndërrohet vetëm në disa vjet, më sakt nga të 20-tat në 30 vjet.
Si janë dukur takimet në moshën 20 vjeçare dhe sa janë ndërruar tani në të 30-tat, cilat kanë qenë pritjet, lexoni në vazhdim…
Në të 20-tat keni besuar që mashkulli juaj brenda natës do të shëndrrohet në atë që ju e ëndërroni. E në të 30-tat dëshironi mashkull të pjekur, i cili nuk mendon që do të bëhet Kurt Kobejn.
E dehura në takimin e parë në të 20-tat është ide fantastike. Ndërsa kur i kaloni të 30-tat dy pije janë maksimumi.
Në të 20-tat argëtimi me dikë që ka fëmijë ka qenë i pamundur. Në të 30-tat, kur veç pak a shumë ju ka punuar instikti i nënës, fëmijët nuk janë pengesë më.
Mendimi për kurorëzim kur jeni 20 vjeçe është dukur ironik dhe me kërkesa të pakuptueshme. Kur vini në të 30-tat familja juaj dhe shokët do të bëhen shumë më shumë merak ju, bile më shumë se edhe ju vetë.
Lidhjet e pakuptimta dhe të komplikuara kur jeni 20 vjeçe janë në njëfar forme afrodizijakë. Kur vini në dekadën e tretë, nuk e lejoni veten të bieni në marëdhënie të padefinuara. Nuk keni kohë, e as nerva.
Takimi i parë në të 20-tat është shumë me stres. Mashkulli që ju pëlqen do të kalojë me nga 2-3 orë duke shikuar a jeni argëtuese, e bukur dhe a ja vlen të lëshohet në lidhje me ju. Në të 30-tat vetëm dëshironi të shihni çfarë ofron ana e interesuar.
Derisa jeni 20 vjeçare, prindërit tuaj do të kenë privilegj të njoftojnë secilin të dashur tuajin. Në të 30-tat, të metat do t’i ruani për vete, gati deri në ditën e martesës.
Seksi në të 20-tat mund të ndodhë që në takimin e dytë apo të tretë. Në të 30-tat do ta detyroni të presë. Nëse do të keni marrëdhënie me secilin mashkull që e keni njoftuar që në moshën 20 vjeçare deri në të 40-tat, do të ishit shëndrruar në numër treshifror.
Për fund e kemi lënë atë që është më e bukura. Kur e takoni atë të duhurin, të gjitha lidhjet e kaluara pa marrë parasysh a keni qenë 21 vjeçe, apo 31, të gjitha do të mbeten kujtime simpatike të cilat zbehen në të gjitha ditët që kalon me mashkullin për të cilin me të vërtetë keni nevojë ta keni afër./kosovarja.ch/