-3.2 C
Priština
More

    Alergjitë e pranverës – udhëzimi më i mirë për ti mbijetuar ato

    spot_imgspot_img

    Alergjitë e pranverës janë arsyeja pse shumë njerëz në mbarë botën kanë frikë ardhjen e pranverës dhe ditët e para të ngrohta nuk i gëzojnë ashtu siç duhet. Nëse jeni një nga ata persona, sigurohuni që të lexoni udhëzuesin tone që t’ju ndihmojë ta mbijetoni këtë sezonë të alergjisë.

    Meteorologët parashikojnë fundin e dimrit dhe ardhjen e kohë më të bukur, që nënkupton se bimët më në fund do të fillojnë të lulëzojnë dhe se përqëndrimi i polenit në ajër do të rritet. E gjithë kjo do të thotë se nëse vuani nga alergjitë sezonale ju mund të merrni simptomatë njohura si teshtimë, kollitje, sy të irrituar, rrjedhje të hundës, kruarje e lëkurës…Për shkak të këtyre simptomave, shumica e atyre që janë alergjik kryesisht e kalojnë kohën në ambiente të mbyllura. Nëse pyesni se çfarë mund të bëni diçka për të lehtësuar simptomat e alergjive, po ju propozojmë të lexoni dhe të gjeni përgjigjet e pyetjeve që ndoshta i keni menduar si të parëndësishme.

    Identifikoni veten se në çfarë saktësisht jeni alergjik

    Për shkak se numri i alergenëve të pranverës është shumë i madh, duhet të identifikoni vete se ne çfarë saktësisht jeni alergjik dhe çka irriton hundën, sytë dhe fytin. Mënyra mv e shpejtë, më e lehtë dhe më e saktë për të zbuluar se në cfarë saktësisht jeni alergjik, është prova e alergjisë që kryhet përmes lëkurës. Kjo bëhet tek mjeku, dhe mund ti nënshtrohen edhe fëmijët edhe të rriturit. Nëse për disa sezona rradhazi luftoni me simptomat e njejta, atëherë thjeshtë duhet të bëni testin e alergjisë që të dini më saktë çka të luftoni.

    Bisedoni me mjekun tuaj që ta bëni alergo testin. Ky test bëhet në lëkurë me injektimin e gjilpërave të holla duke vendosur alergenët më të zakonshme dhe duke pritur për rezultat. Rreth 15-20 minuta duhet të prisni që të merrni përgjigje për alergjinë e caktuar.

    Përdorimi i medikamenteve

    Shumica e atyre që janë alergjikë, çdo vit në këtë kohë marrin barna të ndryshme, dhe zakonisht bëhet fjalë për antihistamine që nuk kanë efekt qetësuesi dhe mirren çdo mëngjes. Përveç kësaj, duhet të merrni edhe pika për hundë. Nëse nuk ju ndihmojnë pikat e zakonshme, pyesni mjekun që t’ju shkruajë pika që përmbajnë kortikosteroide.

    Nga barnat që mund ti merrni pa recetë janë tabletat që thithen e që lehtësojnë dhimbjet e fytit. Kur bleni pika për sy sigurohuni që të merrni të tilla që përmbajnë antihistamine. Shumica besojnë se nëse i përdorin gjatë kohë mund të krijojnë varësi.

    Çfarë mund të ndihmojë me simptomat përveç medikamenteve

    Duhet të shmangni ekspozimin ndaj alergenëve, sepse kjo është mënyra më e sigurtë për të shmangur reagimet e mundshme. Ekspertët theksojnë se pas disa orë shetitje jashtë ju mund të merrni alergenë të ndryshëm, dhe më e keqja është se këto shpërndahen në tërë shtëpinë tuaj, në mobilje, shtrat, kështuqë është shumë e rëndësishme që të ndrroni rrobat tuaja dhe të bëni një dush. Alergeni përmes polenit ka aftësinë që të ngjitet në pëlhurë ose veshje, mobilje dhe jastëkë. Zëvendësoni sa më shpesh mbulesat, çarçafët dhe pizhamet, kjo do të reduktojë përqëndrimin e alergenëve.

    Barna me bazë bimore

    Nëse nuk jeni përkrahës i barnave të prodhuar nga kompani farmaceutike dhe preferoni ato me bazë bimore, kur bëhet fjalë për alergjitë do të ju ndihmojë shpëlarja e hundës me ujë të kripur.

    Në dy decilitra ujë përzieni një lugë çaji kripë dhe hidheni në një shishe plastike. Çdo mëngjes kur zgjoheni shpëlani hundën, bëni këtë praktikë si rutinë dhe do të vëreni se nuk mund ta ndërpreni më pas.

    Përveç ujit të kripur mund të provoni edhe homeopatinë, akupunkturën dhe trajtime të caktuara bimore por në këtë rast konsultohuni me njerëz që janë trajtuar në një mënyrë të tillë.

    Varësia nga antihistaminet?

    Ka fjalë që qarkullojnë se gjithashtu mund të krijohet varësi nga antihistaminet, por kjo nuk është e vërtetë sepse ekspertët thonë që pavarsisht se sa gjatë i përdorni ju nuk bëheni të varur.

    Injeksione kundër alergjisë

    Atëherë kur as barnat nuk kanë efekt dhe rezultat, është koha që të merrni injeksione. Për fillim, është e nevojshme që të merrni një ose dy herë në javë dhe të vazhdoni me medikamente. Nëse vazhdoni sezonin me marrjen e injeksione, ka gjasa që të në sezonin e ardhshëm të zhvilloni rrezistencë ndaj simptomave të caktuara.

    Imunoterapia

    Ekziston zbulimi i kohëve të fundit që mund të shpe në lehtësim kur bëhet fjalë për alergjitë e pranverës, e kjo është imunoterapia sublinguale, e cila në vend të injeksionit për fshin disa pika tretjesh që mirren nën gjuhë në bazë ditore apo javore në varësi të ashpërsisë së simptomave.

    Përmes këtyre pikave që lëshohen ngadalë në trup, imunoterapia zhvillon rrezistencë alergene. Kanë efekt njejtë sikur injeksionet, mirëpo me më pak dëme anësore. Ky është një lajm i mirë, dhe ajo që nuk është e mirë është se ky lloj i terapisë bëhet vetëm në analizat klinike dhe se nuk është ende në dispozicion në të gjitha vendet.

    Që të lehtësoni simptomat e alergjive të pranverës, bëni këtë çaj qetësues që është shumë i lehtë për tu përgatitur, freskues dhe shumë i shijshëm, ndryshe nga shumica e pijeve të shëndetshme.

    Përbërësit e nevojshëm:

    • Një pjesë hither (e tharë)
    • 2 pjesë balsam limoni
    • 10 kokrra të kuqe (boronica)
    • Disa feta portokalli

    Çajin mund ta përgatitni që ta pini të ftohtë ose të nxehtë, në avrësi se si e preferoni. Hidhni të gjithë përbërësit (përveç portokallin) në një enë të madhe dhe mbuloni me ujë të ngrohtë duke i lënë për 15-20 minuta. Copëtoni bimët, ftohni çajin dhe shtoni disa copa portokalli dhe akull.

    Praktikoni cdo mëngjes dhe pini gjatë tërë ditës

    Për lehtësimin e sinuseve, gjithashtu mund të përdorni përzierjen e tre erëzave: piper të bluar, xhenxhefil dhe lloj i veçantë i piperit në pluhur. Erëzat përzieni me pak mjaltë që të fitoni lloj paste. Ky bar është shumë i mirë për ata që për shkak të reaksioneve alergjike vuajnë nga hunda dhe sinuset. Një lugë çaji nga kjo pastë hollojeni në një gotë me ujë dhe pini tri herë në ditë.

    Është shumë e rëndësishme që gjatë alergjive sezonale ta përshtatni dietën e shëndetshme të të ushqyerit, kjo do të thotë se duhet ti merrni të gjitha alergenet natyrore si produket e qumështit, arra, vezë, gluten. Ushqimi juaj duhet të përmbajë pemë dhe perime të freskëta./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...