-3.2 C
Priština
More

    A e dini se çfarë është shtatzënia kimike (simptomat dhe trajtimi)!

    spot_imgspot_img

    Me këtë term të shtatzënisë kimike nënkuptojmë shtatzëninë që përfundon shumë herët gjatë tremujorit të parë. Shtatzënitë kimike konfirmohen nga testimi për Hcg, hormonet që tregojnë praninë e një shtatzënie. Këto hormone zbulohen në mënyrë tipike nga një test shtatzënie përmes urinës ose gjakut.

    Megjithatë, brenda disa javësh, këto nivele të Hcg, fillojnë të bien me shpejtësi, duke nënkuptuar fundin e shtatzënisë. Si rezultat i kësaj, fëmija dhe qesja amniotike nuk mund të shihen përmes ultratingullit andaj edhe ndodhë dështim apo abort spontan.

    Besohet se shtatzënia kimike ndodhë kur fetusi vdes mënjëherë pas konceptimit. Kjo ndodhë para se embrioni të ketë shansin të implantohet në mitër ku edhe mund të rritet e zhvillohet. Ashtu si problemet tjera gjatë shtatzënisë, edhe kjo shtatzëni kimike mund të jetë shumë shqetësuese për çiftet që presin fëmijë.

    Sa e zakonshme është shtatzënia kimike?

    Për fat të keq, ky lloj është shumë i zakonshëm, dhe mendohet rreth 50 deri 60% e shtatzënive të parakohshme përfundojnë me abort. Shumica e femrave nuk e kuptojnë mënjëherë këtë, për shkak se këto aborte ndodhin gjatë gjashtë javëve të para të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, shenjat tipike të kësaj shtatzënie nuk janë gjithnjë të dukshme, madje shumica e femrave në këtë periudhë as nuk e dinë se kanë qenë shtatzënë. Për fat të mirë, për shkak se testet e shtatzënisë po gjithnjë e më shumë të ndjeshme, tani është e mundur që gratë të zbulojnë shtatzëninë deri 3 ditë para se të kenë ciklin. Kjo nënkupton se janë në gjendje të njohin shtatzëninë e tyre parakohe, duke e bërë të mundur edhe njohjen e shtatzënisë kimikë.

    Çfarë shkakton shtatzënia kimike?

    Shkaqet e shtatzënisë kimike shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar, por ekzistojnë disa shkaqe të zakonshme:

    1. Anomali e kromozomeve: është shkaku më i zakonshëm për shtatzëni kimike, këto janë të pranishme në kohën e konceptimit dhe parandalojnë që foshnja të formohet siç duhet, si rezultat, trupi humbet fëmijën.
    2. Anomalitë e mitrës: të tilla si prania e fibroideve në mitër, mund të ndërhyjë në implantim, duke rezultuar në shtatzëni kimike.
    3. Mangësi hormonale: gratë me defekte të fazës luteale dhe mangësi tjera të hormoneve kanë vështirësi në mbajtjen e shtatzënisë për shkak të mungesës së hormoneve. Si rezultat, trupi përjeton një abort.

    Simptomat e shtatzënisë kimike

    Simptomi më i zakonshëm për detektim është përmes rritjes së nivelit të Hcg-së. simptomat tjera tipike përfshijnë:

    • Ndjeshmëri të gjirit
    • Mundim në mëngjes dhe të përziera
    • Lodhje

    Këto simptoma fizike zhduken pas gjashtë javëve të shtatzënisë dhe fillon cikli juaj menstrual.

    Cikli juaj mund të ëprfshijë këto simptome:

    • Mpiksje të vogël të gjakut
    • Rritje e sasisë së gjakut
    • Gjakderdhje më e madhe

    Diagnoza e shtatzënisë kimike

    Shtatzënitë kimike diagnostikohen kryesisht përmes analizave të gjakut të shtatzënisë, monitorohet niveli juaj i Hcg-së për të siguruar nëse shtatzënia juaj ecë pa probleme. Nëse vërehet ulje e papritur e nivelit të Hcg-së, atëherë kjo sinjalizon abort.

    Pas testeve të Hcg-se bëhet edhe ultratingull për të parë nëse ka shenja jete brenda mitrës. Me shtatzëni kimike nuk vërehet implantim dhe nuk ka rrahje të zemrës.

    Trajtimi i shtatzënisë kimike

    Për shkak se vështirë mund të vërehet kjo lloj shtatzënie, shumica edhe nuk i kushtojnë rëndësi trajtimit për këtë gjendje. Në vend të kësaj, nëse vëreni shenja apo simptoma të shtatzënisë kimike, kontaktoni me mjekun tuaj për testimin e niveleve të Hcg-së. nëse këto vazhdojnë të ulen akoma, atëherë mund të keni ndërlikime të mundshme shëndetësore e deri në abort. Për këtë arsye, monitorimi i shpeshtë është mëse i nevojshëm për këtë gjendje.

    Trajtimet e zakonshme përfshijnë:

    • Kirurgji të fibroideve
    • Hormonet
    • Aspirin për foshnja

    Çfarë mund të themi për të ardhmen?

    Shumica e femrave që përjetojnë një shtatzëni kimike mund të kenë një të ardhme të shëndetshme me shtatzëni tjera të lumtura. Në fakt, shanset për të përjetuar shtatzëni të shumta kimike janë mjaft të pakta. Megjithatë, nëse keni vuajtur nga kjo gjendje për më shumë se dy a tri herë, atëherë ka gjasa të jetë problem riprodhues, andaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj apo specialistë riprodhues për të detektuar shkaqet e mundshme./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...