-0.8 C
Priština
More

    Receta mjeksore popullore

    spot_imgspot_img

    1. Kundër reumatizmi
    Në një litër raki, më së miri do ishte në raki rrushi, shtoni 80g lule të trumzës. Lejeni për të pushuar 20 ditë, kullojeni në një gazë dhe përdoreni për masazh të vendeve të trupit aty ku keni dhimbje.

    2. Çaji çlodhës për gjumë të mirë
    Trumza përmban përbërës medicinal të cilët lehtë avullohen dhe për këtë arsye duhet të zihet në një enë të mbuluar. Çaji i zier në një enë të hapur me sasi si të pamjaftueshme të bimës gjithashtu nuk na ofron vetitë mjekuese.
    Pra, për të bërë një çaj të mirë, merreni një lugë çaji trumzë, e futni në dy decilitra ujë të vluar, e mbuloni dhe pas gjysmë ore e kulloni. Ëmbëlsoni me mjaltë dhe pini 3-4 gota të çajit në ditë.

    3. Për sinuset e shëndetshëm
    Një lugë gjelle trumzë e hedhni në ujë të nxehtë dhe avullin e thithni (bëni inhalim) dy herë në ditë.

    4. Locion për flokët
    Në një litër ujë të ftohtë vendosni 20g rozmarinë, luleshingjini dhe trumzë. Përzierjen e bimëve lerëni të qëndrojë për tre orë në ujë të ftohtë, dhe pastaj e ngrohni në temperaturë prej 80 gradë, e kulloni në një gazë të pastër dhe e futni në një enë hermetikisht të mbyllur. Përdoreni këtë locion një herë në ditë për masazh të butë të rrënjës së flokëve. Kombinimi i këtyre tri bimëve shkatërron mikrobet që sulmojnë lëkurën e kokës, duke shkaktuar zbokth.

    • Rozmarinë
    • Luleshingjini
    • Trumzë

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...