Acidi folik është një vitaminë që ka një rëndësi shumë të madhe për shëndetin e nënës dhe fëmijës, pasi ndikon në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin e shëndetshëm dhe rritjen e fetusit qysh në periudhën e hershme të shtatzënisë.
Kërkesat për foliate rriten gjatë shtatzënisë, ka një ndarje dhe diferencim shumë të shpejtë të qelizave, zhvillohet placenta, zgjerohet vëllimi gjakut të nënës dhe fetusi rritet. Nëna transferon foliate tek fetusi.
Shtimi i marrjes së acidit folik veçanërisht gjatë muajit të parë të barrës redukton mjaft raste me keq-formime të fëmijëve që prekin palcën e kockës së fëmijës, pra në parandalimin e defekteve të tubave neurale (NTDs) si spina bifida dhe anencephalia. Këto keq-formime ndodhin kur tubi neural që formohet gjatë fazës embrionale nuk arrin të mbyllet siç duhet gjatë javës së tretë dhe të katërt të shtatzënisë, më konkretisht rreth ditës së 28-të të shtatzënisë.
Që në fillim të shtatzënisë rekomandohet të shtohet mjaft sasia e acidit folik (400-600 mikrogram në ditë) Rreziku është më i pakët kur gratë të paktën tre muaj para fillimit të shtatzënisë fillojnë të marrin përditë shtesa me multivitamina që përmbajnë acid folik dhe i vazhdojnë ato në fillim të shtatzënisë, ndërsa tubi neural po mbyllet (21-28 ditë pas konceptimit, apo 6 javë pas fillimit të periodave të fundit menstruale).
Ushqimet që përmbajnë acid folik janë efektive në arritjen e niveleve të kënaqshme të foliateve në gjak. Megjithatë vetëm rritja e marrjes nëpërmjet ushqimeve që kanë foliate është parë se nuk është efektive gjatë shtatzënisë. Marrja e foliateve 3 muaj para konceptimit, tek një shtatzënë deri në javën e 12/13, të saj, nuk ka lidhje as me barrën e shumëfishtë, as me abortet. Ushqimet që përmbajnë acid folik janë efektive në arritjen e niveleve të kënaqshme me foliate të rruazave të kuqe.