Merre fëmijën vëje në karrige. Merre fëmijën ushqeje. Hiqe nga karriga sërish. Janë aktivitete të mërzitshme që përsëriten gjatë tërë ditës…
Të kesh një foshnje të re në shtëpi është vërtetë një mrekulli e madhe! Është diçka magjike! Është diçka që kurrë nuk e keni përjetuar më parë, por të mos harrojmë se ndonjëherë është edhe shumë e mërzitshme. Nëse keni qenë gjatë tërë ditës me foshnjen tuaj në shtëpi, mund ta dini ndjenjën e të qenurit si një robot e cila përsërit aktivitetet e njejta brenda tërë ditës, duke mos harruar ndërrimin e pelenave. Dhe, ndoshta të paktën keni bërë këto gjëra për ta shtyer kohën dhe hequr monotoninë.
- I lexoni libra për fëmijë foshnjës suaj, edhepse e dini se nuk mund të ju kuptojë akoma.
Disa libra për prindërit sugjerojnë që ju duhet t’i lexoni foshnjes suaj sapo të lindin, e pse jo edhe përderisa janë brenda barkut tuaj. Nuk ka rëndësi nëse e përsëritni me mijëra herë të njejtën libër, mjafton të zgjedhni një të preferuarën tuaj dhe të mos mërziteni gjatë të lexuarit.
- Ta veni fëmijën në aktivitet. Ta qetësoni fëmijën nga aktivitëti. Ta veni fëmijën në karrigen e tij. Ta heqni fëmijën sërish.
Këto aktivitetë përsëriten gjatë tërë ditës nëse merreni me angazhimin e fëmijës suaj, sepse ai kërkon të luajë, të ushqehet, të merret me aktivitete e çfarë tjetër jo, andaj nuk është fare çudi nëse i përsëritni këto aktivitete 72 herë, dhe jeni me fat nëse nuk keni ndonjë thyerje apo dëmtim të shpinës.
- Paketoni qesen e pelenës, e vendosni fëmijën në ulëse, largoheni nga dhoma për ta hedhur pelenën, mbusheni me erë nga jashtëqitja, futeni përsëri brenda në shtëpi.
Largimi nga fëmija është gjëja më e rëndë sepse nuk mund ta leni vetëm as edhe një sekondë të vetme, andaj nëse bëni përpjekje të shumta kjo nënkupton se jeni një super-nënë.
- Shkruani 42 postime të çmendura në grupin e nënave në facebook
Këtu është i vetmi grup ku ju mund të ndjeheni e lirë të shpreheni me nëna tjera në lidhje me mundimet rreth rritjes së fëmijës, si plasaritja e thithave dhe gjakderdhja duke shprehur se keni qarë tri herë brenda ditës. Dhe në lidhje me këtë ju nuk merrni kurrfarë gjykimi por vetëm mund të ngushëlloheni.
- Shikoni një episod të serialit të preferuar. Në rregull, disa episode.
Nuk ka asgjë të keqe nëse fëmija juaj fle gjumë dhe ju shfrytëzoni pak kohën për relaks. Pse të mos pushoni edhe ju paksa duke shikuar ndonjë serial të preferuar përderisa zgjohet foshnja juaj.
- Shikoni para pasqyrës duke mbajtur foshnjen tuaj dhe ndryshoni zërin varësisht sipas nevojës.
Pavarsisht zërit tuaj që keni pasur më herët, tani do duhet të aktroni duke përdorur oktava gjatë bisedës me foshnjes suaj para pasqyrës, në mënyrë që ta qetësoni.
- Koha e dushit!
Asgjë nuk shtyn kohën më shumë se sa pastrimi i trupit. Kush kujdeset për ju dhe kujt i plas nëse ju nuk jeni larë tri ditë rresht? Praktikisht foshnja juaj është e pastër dhe shkëlqen, pse të mos i kushtoni edhe ju vetes pak kujdes.
- Shikoni postimet e shoqeve tuaja në Instagram që nuk kanë fëmijë dhe fotot e tyre nëpër ahengje të ndryshme.
Është mëse normale që ardhja e një foshnje në jetë të ju ndryshojë tërësisht mënyrën e jetesës. Dhe, po duhet ta kuptoni se të qenurit një nënë është diçka e mrekullueshme! Nuk do ta ndërronit për asgjë tjetër në botë. Dhe nuk ka fare rëndësi nëse ju nuk mund t’i bashkoheni shoqeve tuaja nëpër ahengje të ndryshme.
- Hani çdo gjë, përveç një vakti të gatuar në shtëpi.
Një ditë do t’i ktheheni sërish gatimit, por tani për tani do të konsumoni çfarë të gjeni nëpër shtëpi vetëm të ngopni barkun sepse nuk keni më shumë kohë.
- Bëni përafërsisht me mijëra foto të fëmijës tuaj.
Nuk ka relaks më të madh dhe të mos e ndjeni fare lodhjen apo mërzitjen me foshnjen tuaj në shtëpi se sa të shkrepni me mijëra foto e të mbushni telefonin tuaj me fotografi nga më të ndryshmet të foshnjes. Një selfie me foshnjen, një foto në vaskë, një foto duke ngrënë, një foto duke fjetur e shumë pozicione tjera./kosovarja.ch/