-1 C
Priština
More

    Kalendari i zhvillimit: çfarë dinë dhe mund të bëjnë fëmijët njëvjeçarë?

    spot_imgspot_img

    Shihni në kalendarin rreth zhvillimit se çfarë mund të bëjnë, thonë dhe ndjejnë fëmijët e moshës nga 12-24 muaj.

    Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës

    12-15 muaj

    • Frika nga personat e panjohur arrin kulmin

    15 muaj

    • Reagojnë ndaj emrit të tyre
    • Imitojnë aktivitete të thjeshta shtëpiake
    • I gëzohen aktiviteteve të përsëritura

    18 muaj

    • Heqin këpucët dhe çorapet, zbërthejnë zinxhirin e rrobave
    • Mbajnë gotën derisa pijnë, mundohen të hanë me lugë
    • Luajnë të vetmuar, luajnë në prani të fëmijëve të tjerë
    • Paraqiten shenja të xhelozisë, iu pengon vëmendja e të tjerëve
    • Shfaqin ankth dhe të qeshura pa arsye
    • Janë të pranishme intervale të mungesës
    • Lëvizje stereotipe
    • Depresion i mundshëm për shkak të mungesës nga personat e afërt

    AFTËSITË E TË FOLURIT

    15 muaj

    • Dëshira për të shprehur zërin
    • Kuptojnë gjërat e njohura dhe emrat e personave të afërt

    15-18 muaj

    • Formojnë fjali nga fjalët apo gjestet

    16 muaj

    • Përdorin 6 fjalë
    • Emërojnë një send sipas kërkesës

    17 muaj

    • Frazë nga dy fjalë (nëna, topi)

    18 muaj

    • Kombinojnë një emër dhe folje (mami eja!)

    19 muaj

    • Dijnë më shumë fraza nga dy fjalë të tipit emër, folje

    20 muaj

    • Njohin 8 deri 12 imazhe

    21 muaj

    • Kërkojnë fjalë për të ngrënë dhe pirë
    • Kryejnë detyra që kërkojnë dy aktivitete (kryej, mbylle)

    22 muaj

    • Përdorin emra, folje dhe mbiemra

    22-24 muaj

    • Dinë fraza më të thejshta dhe fjali me tre fjalë

    AFTËSITË INTELEKTUALE

    18 muaj

    • Tregojnë objektet nga rrethanat e mënjëhershme
    • Tregojnë tri pjesë të trupit të tyre sipas kërkesës (syri, koka, hunda)
    • Pas informimit mësojnë të vendosin katër gota afër katër pjatave
    • Bëjnë lojëra simbolike sikur tallen

    19 muaj

    • Përdorin burime në zgjidhjen e problemeve
    • Sjellin objekte në marrëdhënie me veten dhe veprojnë nga një subjekt në tjetrin

    AFTËSITË PERCEPTUESE

    15 muaj

    • Njohin objektet në foto (qen, mace)

    18 muaj

    • Gjejnë shpejt burimin e zërave

    AFTËSITË MOTORIKE

    12-15 muaj

    • Përdorin më tepër njërën dorë

    13 muaj

    • Me saktësi vënë objekte të vogla në gotë
    • Mund të vendosin dy kube njëra mbi tjetrën

    15 muaj

    • Mund të ndërtojnë një kullë prej tre kubeve

    16 muaj

    • Vendosin rreth në korrnizë

    18 muaj

    • Ndërtojnë një kullë prej pesë kubeve
    • Imitojnë vizatime duke tërhequr vijat me laps në letër

    19-24 muaj

    • Hedhin objekte pa ndonjë drejtim të caktuar

    AFTËSITË MOTORIKE

    13 muaj

    • Mund të qëndrojnë në këmbë duke ruajtur ekuilibrin pa ndihmën e askujt
    • Mund të bëjnë deri dhjetë hapa ecje

    14 muaj

    • Mund të përkulen dhe ngriten

    15 muaj

    • Mund të qëndrojnë në këmbë të pavarur

    16 muaj

    • Vrapojnë në rreth

    18 muaj

    • Shtyjnë topin me këmbë
    • Mnd të kërcejnë me dy këmbë
    • Mund të ngjitin shkallët
    • Marrin dhe lëvizin objektet

    20 muaj

    • Vrapojnë
    • Hedhin topin pa humbur ekuilibrin
    • Hapin derën

    21 muaj

    • Zbresin shkallët pa u mbajtur me dorë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...