-2.4 C
Priština
More

    Pse duhet të ndaloni së kontrolluari online simptomat shëndetësore

    spot_imgspot_img

    Gjëja e parë që bëjnë shumica e njerëzve duke filluar nga një dëmtim i vogël i lëkurës e deri tek kokëdhembja e hatashme është të shikojnë shqetësimet e tyre mjekësore online. Kjo mund të jetë një gabim – jo vetëm për mendjen tuaj të shëndoshë por edhe për sigurinë tuaj online.

    Së pari, nëse pyesni mjekun tuaj, ai do t’ju ndalojë të informoheni për simptomat tuaja mjekësore në google. Informacioni që do gjeni shpesh është panevojë i frikshëm dhe do t’ju bëjë vetëm të shqetësoheni dhe frikësoheni.

    Për më tepër, të kërkosh online (google) rreth sëmundjeve dhe të mësosh rreth tyre në uebfaqe si WebMD ju përcjellin në lloje të ndryshme të software-ëve. Madje edhe faqet më të njohura si Mayo Clinic shet të dhënat tuaja për kompani të tjera.

    Tim Libert, profesor në univerzitetin e Pensilvanisë, vë në dukje se “Experian është një ndërmjetësues i të dhënave i njohur për shitjen e rezultateve të kreditit- gjë që përfshijnë informata për falimentime…Hulumtimi akademik nga senatori Elizabeh Warren ka treguar se mbi 60% e falimentimeve kanë të bëjnë me aspektin mjekësor. Duke pasur parasysh se kam gjetur Experian për ndjekjen e përdoruesve në mijëra faqe të internetit që kanë të bëjnë me shëndetin, është plotësisht e mundshme që kompania të dijë jo vetëm cilët individë kanë falimentuar për arsye mjekësore, por edhe kur për herë të parë kanë hyrë online për të mësuar rreth sëmundjes së tyre. Experian mund të përcjell apo ndjek një individ nga teshtima e tij e parë e deri tek faturat e papaguara në spital.”

    Përderisa këto ide mbeten në nivelin e spekulimeve, duhet të filloni të jeni më selektiv në lidhje me informatat mjekësore që pa dashje ju ofrohen online./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...