-4.6 C
Priština
More

    9 fjali që i thotë një shef jo i mirë

    spot_imgspot_img

    Fjalët që i thotë punëdhënësi kanë peshë të madhe tek nënpunësit, kështu fjalët e gabuara mund mund ta demotivojnë atë. Shefat jo të mirë shumë shpesh i përmendin lansimet e tyre paraprake. Këto janë 9 frazat më të shpeshta që do t’i dëgjoni prej një shefi jo të mirë .

    JE ME FAT QË KE PUNË

    Kjo është fjalia e parapëlqyer e shefëve jo të mirë, e domethënia e kësaj është “Duhet të jesh i gëzuar që je në punë me gjithë këtë krizë, e nuk duhet të ankohesh për asgjë, sado keq që është ”.

    Këtë e thonë shefat që nuk dijnë si t’ia bëjnë me problemet dhe të sillen me stafin në mënyrë konstruktive.

    Nëse shefi juaj e thotë këtë, merreni këtë si shenjë që keni të bëni me një njeri joprofessional.

    VETËM BËJE. TI E DIN SE SI

    Sigurisht që ka situate ku nënpunësi duhet të gjej vetë një zgjidhje, por thënë në përgjithësi, shefi që e thotë këtë është duke i ikur përgjegjësisë së tij.

    Edhe nëse bëhet fjalë për diçka që punëtori duhet të dijë t’ia dalë vetëM, shefi I mirë këtë e kishte thënë ndryshe, të themi: “Do të doja që t’i të merresh me këtë ”.

     KAM MARRË NJË SHKRESË ANONIME?

    Shefi i mirë do t’i bënte të gjitha që deri tek kjo të mos vij . Nganjëherë u ndodh të bëjnë lëshime edhe më të mirëve, por shefi i mirë nuk do të lejojë që të fajësojë dikë për shkresën, por do të shikojë çfarë duhet të nderrojë tek vetja.

    KJO ËSHTË IDE PALIDHJE

    Normal që nuk është secila ide fenomenale, por që shefi i mirë e di që nuk do të dëgjojë asnjëherë ide të mirë nëse nënpunësi frikohet atë t’ia thotë .

    Idetë briliante paraqiten në ato rrethe ku çdokush mund të japë mendimin e vet pa asnjë ndrojtje.

    KY FUSTAN VË NË PAH FIGURËN TËNDE

    Komentimi i të punësuarve – e aq më keq i trupit të tyre, është mënyrë ‘shumë e mirë’ që t’i bësh njerëzit të ndihen keq.

     NUK TË INTERESON PËR ÇKA ËSHTË KJO – VETËM BËJE ATË QË TË KAM THËNË

    Normal që është më shpejt vetëm të jepet urdhëri, duke mos dhënë shpjegim, por në këtë mënyrë do të kesh të punësuar që nuk mendojnë më gjatë për atë që ju është urdhëruar dhe nuk e marrin këtë punë si të tyren, e ata të cilët nuk duan të punojnë në këtë mënyrë, do të kalojnë në firma ku puna e tyre do të vlerësohet.

     CKA PO NDODH ME TY?

    Komentet e shefave asnjëherë nuk duhet të jenë personale.

    Shefi i mirë është i drejtuar në gjëra që duhen ndërruar: në finesën e pyetjes, premtim të vëmendjes në detaje dhe gjykim të mirë . Vetëm shefat jo të mirë do të ofendonte intelegjencën e tjetrit dhe të nënvlerësonte atë .

    PUNA JUAJ ËSHTË AJO QË UNË THEM

    Normalisht, kjo është e vërtetë: puna juaj është ajo që shefi ju përcakton të bëni.

    Por shefat jo të mirë e thonë këtë kur japin ndonjë detyrë që nuk ka të bëjë me punën e punëtorit. Shefi i mirë do ja paraqesë nënpunësit rrethanat pse duhet të punojë atë që po i thotë ai.

     E BËN PUNËN SHUMË MË MIRË SE AI TJETRI / AJO TJETRA

    Nënvlerësimi i punëtorit, edhe atëherë kur bëhet fjalë për dikë tjetër, tregon që nesër të njëjtën mund ta bëj edhe me të tjerë për juve.

    Të punësuarit nuk i intereson mendimi i shefit për dike tjetër, por për punën e vet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...