Sot, trajtimet laserike janë lehtë të disponueshme për probleme të ndryshme. Një ndër problemet është edhe zbardhja e dhëmbëve. Trajtimet laserike për zbardhje të dhëmbëve janë shumë të kërkuara meqenëse hasim në probleme të tilla si sëmundjet e mishit të dhëmbëve, kalbja e dhëmbëve dhe zbardhja e tyre.
Laseri aktivizon solucionin e peroksidit zbardhues në sipërfaqen e dhëmbëve dhe përfundimisht i bën ata të bardhë. Sistemi laserik është opcioni më i shpejtë për zbardhjen e dhëmbëve, por para se ta aplikoni këtë trajtim, duhet të dini rreth përparësive dhe mangësive të tyre.
Përparësitë e trajtimit laserik për zbardhje të dhëmbëve
Trajtimi laserik jep efektet më të mira se sa trajtimet tjera. Gjithashtu, laseri është mjeti më i mirë dental që mund të arrijë rezultatet më të mira për vetëm pak sekonda.
Shpejtësia e këtij trajtimi e bën të përshtatshëm për klientët poashtu. Për shkak të kohëzgjatjes së shkurtë, secili dëshiron të kryejë punë shpejtë. Pra, është metoda më e mirë për ata persona që kanë orar të ngjeshur.
Personat që aplikojnë këtë trajtim, pasi të kryejnë procedure mund të japin një buzëqeshje shumë të sigurtë si dhe mund të përfitojnë zemrat e shumë njerëzve për shkak të bardhësisë së arrirë.
Gjithashtu, supozohet të jetë trajtimi më i rehatshëm për shkak të përdorimit të mirë të teknikave dhe kohës që ai merr.
Mangësitë e trajtimit laserik për zbardhje të dhëmbëve
Disavantazhi kryesor i këtij trajtimi është se disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj rrezeve të laserit. Gjithashtu, disa të tjerë përballen me probleme të mëdha të mishit të dhëmbëve dhe komplikime tjera dentare pas kryerjes së këtij trajtimi.
Trajtimet laserike për zbardhje të dhëmbëve janë gjithashtu më të shtrenjtat në krahasim me trajtimet tjera të së njejtës kategori.
Duke marrë parasysh përparësitë dhe mangësitë e procedurave laserike në lidhje me kirurgjinë dentare, me lehtësi mund të merrni vendimet më të efektshme duke iu përshtatur kërkesave./kosovarja.ch/