-2.1 C
Priština
More

    Këshilla nga disa nga gratë më të suksesshme në botë

    spot_imgspot_img

    Gratë modern kanë qejf të flasin për arritjet profesionale, e shumë pak gjëra depërtojnë në një bisedë kualitative. Njejtë siç janë edhe këshillat e zonjave të cilat tashmë mund të quhen të sukseshmne. BBC ka bërë listën e 100 grave më të forta, dhe tash është e qartë se kënd mund ta pyesim për këshillë. Ju sjellim disa nga shkëndijat e tyre të forta.

    Mos dëgjoni  ata që ju kritikojnë

    Dallimi mes meje dhe kritikëve qëndron që  unë besoj në atë që e bëj, deri sa ata nuk besojnë. Me të vërtetë nuk ka rëndësi se çka ata flasin, sepse në jetë shumë herë kam dëgjuar se dicka që ia kam mësyer është e pa arritshme. Nëse vetë e shoh që është e paarritshme, atëherë nuk veproj, e duke menduar kështu kam pasur sukses në të gjitha punët që deri tash I kam bërë- thotë Trejsi Emin, fotografja , piktorja dhe skulptorja e dëshmuar.

    Hyni rrezikut

    Gjithmonë kam konsideruar që ndërmarrja e rrezikut në vete mban edhe emocion. Është një thënie shumë e mirë që më së miri mësohet kur ka rrezik e unë jam ballafaquar edhe me punë të rrezikshme po edhe me punë emocionuese , e përfundimi i këtyre punëve më kanë çuar drejt suksesit- thotë Heder Rejbots, avokate dhe njëra ndër drejtoreshat e Asociacionit të Futbollit në Angli.

    Shtype një pjesë tënden e cila të bind që ti nuk e meriton suksesin

    Rrjedhi nga klasa punëtore, kam shkuar në shkollë shtetërore dhe nuk e kam përfunduar fakultetin, dhe në kokën time gjithmonë ka qenë i pranishëm ai zëri i ligë që më ka thënë që suksesi nuk më shkon dhe që jam në vend që nuk më takon. Gjithmonë e kam pasur ndjenjën që do të jem e shtypur, apo edhe e turpëruar edhe pse kurr asgjë nuk kam fshehur. E di që tashmë vonë,  para pak vitesh, kam arritur ta ndaloj atë zë- ka thënë Liz Bingam, njëra prej menaxhereve e kompanisë Ernset dhe Jang.

    Shfrytëzoni secilën ditë

    Unë jam jevreje e lindur në Gjermani në kohën më të keqe të diskriminimit dhe e pranoj që për vetbesim fëmijëror nuk është aspak e lehtë kur e din që njerëzit aq shumë të urrejn sa që duan të të shohin të vdekur. E kam kuptuar që traumat e fëmijërisë më kanë lënë me të mira që sot janë ana ime shumë e fortë,  si edhe para 75 vjetëve dhe me bindje që nesër do të jetë ditë e re dhe shumë më ndryshe se e djeshmja. Kjo që jeta ime në disa raste është shpëtuar ka bërë që shpesh të them “ia ka vlejtur  të shpëtohem” –  ka thënë Stefani Shirli,  grua në biznes dhe njëra ndër filantropet më të suksesshme në botë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...