-3.2 C
Priština
More

    30 citate motivuese për punëkërkuesit

    spot_imgspot_img

    Revista Forbes i ka mbledhur në një vend 30 kuotat (citate) motivuese për t’ju ndihmuar që të vazhdoni të kërkoni  punë me energji edhe më të madhe.
     
    „Rrëzohu shtatë herë, por zgjohuni në të tetën. „- Fjalë e urtë japoneze
     
    „Çfarë mund të bëni sot, mos e lëni për nesër.“ – Thomas Jefferson
     
    „E ardhmja u mbetet atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.“ – Eleanor Roosevelt

    „Njerëzit të cilët nuk janë në gjendje për të motivuar veten e tyre duhet të pajtohen me mesataren e tyre, pa marrë parasysh se sa të talentuar janë.“ – Andrew Carnegie
     
    „Përkufizimi i çmendurisë është kur ju gjithmonë e bëni të njëjtën gjë, dhe prisni rezultate të ndryshme.“ – Benjamin Franklin

    „Gjeni diçka që ju doni të bëni, dhe pastaj gjeni dikë që mund edhe t’ju paguaj për atë punë.“ – Catherine Vajthorn
     
    „Çelësi i suksesit është tek vetë-besimi. Çelësi për vetë-besim është përgatitja.“- Arthur Ashe

    „Një nga përbërësit e suksesit është rruga nga dështimi deri tek dështimi pa e humbur entuziazmin.“ – Winston Churchill
     
    „Besoni në vetën tuaj! Keni besim në aftësitë tuaja! Pa modesti, por me besim të arsyeshëm, ju nuk mund të jeni i suksesshëm dhe i lumtur. „- Norman Vincent Peel

    „Do të humbisni 100 për qind shansat të cilat nuk jeni përpjekur që ti shfrytëzoni.“ – Wayne Gretzky

    „Punët e mëdha zakonisht i’u shkojnë njerëzve të cilët e tregojnë veten në punë të vogla.“ – Ralph Waldo Emerson

    „Çdo ditë bëjeni të paktën një gjë që ju frikëson.“ – Eleanor Roosevelt

    „Unë jam duke luajtur. Unë jam këtu. Dhe unë do të luftoj deri të më thonë se ata nuk kanë nevojë për mua.“ – Steve Nash
     
    „Mos kini frikë të gaboni. Mos humbisni energji për të „mbuluar“ gabimin. Mësoni nga gabimet tuaja dhe pranoni sfidat e reja. Është në rregull të bëjmë gabime. Nëse nuk gaboni, nuk ka përparim .“ – Stanley Judd

    „Rrezikoni: Në qoftë se fitoni, do të jeni shumë të lumtur. Nëse humbisni, do të jeni më i mençur.“ – Autori i panjohur

    „Mundësitë nuk vijnë shumë shpesh. Kur ju vijnë, rrëmbejini ato.“ – Audrey Hepburn

    „Mos thuani asgjë rreth vetes që nuk do të dëshironit të bëhen të vërteta.“ – Brian Tracy
      
    „Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet. Por ne e shikojmë kaq shumë kohë atë derën e mbyllur, sa që nuk e shohim që dera tjetër është hapur.“- Alexander Graham Bell

    „Zgjidhni një punë që ju e doni, dhe kurrë nuk do të duhet të punoni as një ditë të vetme në jetën tuaj.“ – Konfuci

    „Suksesi nuk do të vijë vetë. Ju duhet të shkoni tek ai.“ – Marva Collins
     
    „Mos më thoni se “qielli është kufiri“, kur gjurmët e këmbëve ekzistojnë edhe në Hënë.“ – Autori i panjohur

    „Kurrë nuk është shumë vonë për të bërë atë që ju duhet të bëheni.“ – George Eliot
      
    „Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen në qoftë se ju keni guximin për t’i ndjekur.“ – Walt Disney

    „Çdo përvojë në jetën tuaj është këtu për t’ju mësuar diçka që do t’ju ndihmojë të shkoni përpara.“ – Brian Tracy

    „Unë besoj në fat. Përvoja më ka mësuar që të kam më shumë fat, sa më shumë që të punoj. „- Thomas Jefferson

    „Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndryshoni atë. Nëse ju nuk mund të ndryshoni atë, ndryshojeni qëndrimin tuaj.“ – Maya Angelou

    „Çdo herë që ju pyesin nëse mund të bëni ndonjë punë, thuani që mundeni. Pastaj punësojuni për të mësuar se si ta bëni atë.“ – Theodore Roosevelt 

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...