3.4 C
Priština
More

    Mitet rreth grave dhe karrierës

    spot_imgspot_img

    Mos i’u besoni paragjykimeve që mund të ju frenojnë në arritjen e ambicieve.

    Miti 1:
    Burrat dhe gratë janë të barabartë në punë 

    E vërtetë: Edhe  pse në disa dekadat e fundit kemi shkuar mjaftë larg, gratë sot fitojnë mesatarisht rreth 85 për qind të pagës të meshkujve, edhe kur ato janë në pozitën e njëjtë me një burr në kompani. Ja se si të merreni me këtë:

    1. Promovoni punën tuaj. Burrat vazhdimisht lavdërohen dhe i vlerësojnë arritjet e tyre. Nëse gratë ishin lavdëruar më shumë, më shumë do të ishin të vlerësuara si të punësuara.
    2. Kërkojeni atë që ju takon dhe luftoni për të arritur pagën e „mashkullit“.
    3. Vishuni përshtatshëm në mënyrë që t’ju marrin seriozisht.
    4. Mos lejoni askënd të mendoj se ju nuk do të ktheheni në punë vetëm për shkak se ju keni fëmijë. Gjithmonë luftoni për projektet më të mira. Nëse ju ndjeheni e përmbushur në punë, keni më shumë gjasa që do të dëshironit që të ktheheni pas shtatzënisë.

    Miti 2:
    Kur lindin fëmijë, gratë vullnetarisht japin dorëheqje

    E vërtetë: Arsyeja e vërtetë pse shumë femra të e lëjnë punën e tyre, pasi ato bëhen nëna është se ato e shohin realitetin se burrat e tyre nuk angazhohen mjaftueshëm rreth përgjegjësive në shtëpi, dhe shefët nuk janë të gatshëm për të përmbushur nevojat e tyre duke bërë ndryshimet që do të lejojnë ata të vazhdojnë për të punuar. Gratë e lëjnë punën e tyre, sepse ato nuk kanë zgjidhje tjetër. Para se të vendosni të keni fëmijë, mendojeni me shumë kujdes për atë se cfarë shefi keni dhe sa vërtetë mund të mbështeteni në ndihmën e partnerit tuaj në shtëpi

    Miti 3:
    Karriera e tij është më e rëndësishme se e juaja

    E vërtetë: Edhe pse historikisht meshkujt kanë dominuar, në ditët e sotme më të zakonshme janë rastet që gratë janë ushqyes kryesorë të familjës. Pra, mos filloni nga supozimi se kur fëmijët arrijnë, ju keni nevojë për të ulur ritmin. Hulumtimi gjithashtu tregon se gratë që punojnë shumë më pak janë depressive (të dëshpëruara). Përveç kësaj, karriera e juaj, edhe atij i sjell siguri. Nëse ju dëshironi që të filloni biznesin tuaj, apo të ndryshoni punën tuaj, të ardhurat tuaja mund të mundësojnë mbështetje për një periudhë kalimtare. Dhe nëse rastësisht ndodh që ai të humb punën e tij, ai do të jetë i kënaqur që ju ende e keni tuajen. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...