3.4 C
Priština
More

    5 gjërat që do t’ju ndihmojnë të fitoni punën që ju dëshironi

    spot_imgspot_img

    A keni bërë gabime në intervistë, a është CV-ja e juaj shumë e gjatë, apo është ndonjë arsye tjetër penges? Shikoni disa këshilla se si të gjeni më lehtë punë.

    Shkurtoni CV-në

    Mos harroni se qëllim i juaji është hartimi i një CV-je e cila është në pajtim  me atë që kompania kërkon. Në vend të paraqitjes së shumëllojshmërisë të shkathtësive, është më mirë të përqëndrohemi në përmbushjen e kërkesave të punëdhënësit në mënyrë që të vëreheni. Më efektive është nëse tregoni pasion dhe ekspertizë në një ose dy aftësi që janë me të vërtetë të dobishme për të kryer punën për të cilën ju jeni duke aplikuar.

    Rregulloni letrën motivuese

    Një nga gabimet më të mëdha të bëra kur kërkojmë punë është se ne nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme letrës motivuese. Edhe 90 për qind e atyre që aplikojnë për vende pune kanë letëren motivuese të modeluar, e cila zvogëlon shanset e tyre për të gjetur një punë. Letër motivimi ose e-mail, me të cilin e përfaqësoni vetën tek një punëdhënës potencial është dokumenti i parë i juaji të cilin ai e lexon, kështu që mundohuni që të jetë i theksuar. Merrni informata nga internetit dhe sajti i kompanisë dhe të dhënat e gjetura përfshini në letrën e juaj motivuese.

    Punoni prapa

    Përqëndrohuni në pesë kompanitë që do të dëshironit të punoni dhe filloni nga ajo. Gjeji punonjësit aktualë dhe ish punonjësit në Linkend-në ose vizitoni faqen e internetit të kompanisë dhe caktojeni një takim. Nuk duhet që të dukeni të dëshpëruar dhe mos pyetni menjëherë për vend të hapur të punës. Në vend të kësaj, shfrytëzoni takimin për të eksploruar strukturën e kompanisë, strategjinë e rritjes dhe praktikat e biznesit.

    Bëhuni të sinqertë ndaj vetës

    A keni qenë me të vërtetë të mirë në atë që keni bërë? Ju keni qenë e mirë në krahasim me kënd? Mos harroni, nëse jeni pa punë për një kohë, ndoshta nuk jeni më e mirë në çdo gjë. Nëse në të kaluarën nuk keni qenë aq të mirë në disa aspekte, përqëndrohuni në gjetjen e punës që do të nxjerrë në pah cilësitë tuaja.

    Intervista

    Ju duhet të testoni aftësitë tuaja për intervistë, nga ajo se në çfarë mënyre paraqiteni deri në mënyrën se si visheni dhe si komunikoni. Në qoftë se nuk mundeni të shpjegoni në detaje ndonjë punë që e keni bërë, atëherë ju nuk do të lëni përshtypje të mirë. Kujdesuni që të jeni në gjendje të shpjegoni se çfarë keni bërë dhe se si e keni bërë atë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...