1.7 C
Priština
More

    Koha për të bërë xhem shtëpie!

    spot_imgspot_img

    Receta për reçel shtëpiak zakonisht trashëgohet nga nënat apo gjyshet, por kësaj radhe ne do të ju zbulojmë disa fshehtësi të vogla të mjeshtërve të mëdhenj.

    Reçel shtëpie nga kumbullat

    Kjo është recetë e thjeshtë, tradicionale për përgatitjen e reçelit nga kumbullat shtëpiake pa shtesa konzervansit apo shtesave tjera jo të shëndetshme.

    Për përgatitjen e reçelit ju duhet 7 kg kumbulla, 1 kg sheqer, cimet apo karafil dhe dy qese sheqer vanilje (sipas dëshirës)

    Përgatitini kumbullat duke i larë, duke ia hequr bërthamën dhe në mbrëmje t’i vendosni në vangë të cilën do ta mbushni me ujë të ftohtë, më pas i shtoni sheqer, përafërsisht në një kilogram kumbulla 150 gr sheqer. Mirë përzieni dhe lëreni gjatë gjithë natës që mirë ta lëshojnë lëngun.

    Pasi që kumbullat kanë qëndruar 10 orë, ziejini duke i përzier në mënyrë konstante. Nëse dëshironi, para fundit kumbullat e ziera përziejini me mikser dhe përsëri kthejini në zjarr.

    Nëse dëshironi, tek kumbullat mund të shtoni: cimet apo karafil, 2 qese sheqer vanilje, por kini në mendje që të gjitha këto mëlmesa ia marrin shijen e mirë të kumbullës.

    Për këtë sasi të kumbullave dhe sheqerit, reçeli duhet të zihet përafërsisht 2,5 orë me përzierje të vazhdueshme, sidomos para përfundimit.

    Derisa ende është në zjarr, reçelin hudheni në kavanoze të pastra e të thata, por deri në maje. Mbylleni me kapak dhe menjëherë silleni kavanozin përmbys, në këtë pozicion le të rrijë 15 minuta.

    Asnjë lloj tjetër i sterilizimit apo pasterizimit nuk është i nevojshëm. Në këtë mënyrë reçeli gjatë do të zihet.

    Ju këshillojmë që reçelin ta piqni në kusi të rëndë me fund të trashë sepse në të nuk do të digjet.

    Reçel nga kajsia

    Me siguri secila amvise e ka recetën e vet për përgatitjen e këtij specialiteti. Më së shpeshti recetat janë të marra nga gjyshet apo nënat, por kësaj radhe ne do ta zgjasim traditën e përgatitjes së reçelit më të mirë të kajsisë.

    Përbërësit që ju nevojiten për përgatitje të xhemit nga kajsia janë 1 kg kajsia dhe 600 gr sheqer.

    Para së gjithash e domosdoshme është t’i lani dhe t’i pastroni nga njollat, pikat dhe dromcat. Më pas t’i ndani në gjysmë, t’ia hiqni bërthamën dhe t’i rreshtoni në një tenxhere të madhe ku do t’i zieni. Secilin rend të pemëve duhet në të njëjtën sasi ta lyeni me sheqer dhe t’i leni në tenxhere të mbyllur gjatë gjithë natës. Të nesërmen lehtë ta nxehni pllakën dhe t’i leni pemët të ziejnë. Xhemi është i gatshëm kur masa bëhet e trashë dhe në fund të tenxheres lë shenja.

    Në ndërkohë, bëni gati kavanozët (tegllat). Mënyra më e lehtë është të nxehni furrën, sepse është e domosdoshme që xhemin e nxehtë ta qitni në kavanoz.

    Kur ta derdhni xhemin, kavanozin e mbyllni mirë (më së miri është me celofan, e më pas me kapak) dhe vendosini në ndonjë enë, të mbuluara me qebe që të ftohen ngadalë. Kur të ftohen krejtësisht lërini në shpajz apo podrum.

    Nëse dëshironi që më shpejt ta zieni xhemin, mund ta zieni në zjarr më të fortë, por me përzierje të pandalshme.

    Xhemi nga dardha dhe molla

    Përbërësit që ju nevojiten për xhemin nga dardha dhe molla 1,5 kg dardha, 0,5 molla dhe 1 kg sheqer.

    Siç e kemi përmendur, vetë puna fillon me atë që pemët i lajmë, i pastrojmë nga bërthamat dhe i prejmë në pjesë më të vogla.

    Në tenxhere më të gjerë i rendisim pemët e përgatitura, i bëjmë me sheqer, e mbyllim kapakun dhe i lëmë disa minuta në zjarr të ulët, vetëm ta lëshojë lëngun. Më pas miksojmë me mikser pemët në tenxhere, me shkopin e miksimit nëse nuk e keni atë mjafton edhe mikseri klasik. Lërini pemët të ziejnë zjarr të lehtë 20 minuta, më pas shtoni sheqerin e mbetur dhe zieni xhemin derisa atë fitojë dendësinë që e dëshironi. Kavanozat e pastër dhe të nxehtë mbushini me marmelatën, dhe mbyllini mirë.

    Sa i përket lëvoreve të pemëve, vendimi ju përket juve. Për çfarëdo rasti, nëse pema është e blerë në pazar, ju këshillojmë që t’i qëroni.

    Siç mund ta vëreni, principi fillestar në përgjithësi është i njëjtë tek të gjitha xhemat. Në ju është të zgjidhni pemën nga e cila doni ta bëni xhemin shtëpiak dhe tii gëzoni familjarët tuaj. Nuk ka asgjë më të ëmbël se sa xhemi i shtëpisë në ditët vjeshtore me shi e ditët e ftohta të dimrit./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...