Shpesh ndodhë që nëse një anëtar i familjes goditet nga gripi apo i ftohti, edhe të tjerët fillojnë të “vuajnë” së shpejti, duke bërë kështu një shtëpi plot pacientësh. Kjo mund të ndalohet me disa masa paraprake.
Mundohuni që të mabni nën kontrollë viruset dhe bakteriet, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Dezinfektimi është çelësi për çdo gjë. Edhepse në fillim mund t’ju duket diçka e tepruar, por mendoni rreth asaj se sa probleme do të krijoni nëse sëmureni të gjithë në shtëpi.
Hapi i parë është të bleni faculeta dezinfektuese dhe sprej dezinfektues.
Në banjo
Ky është vendi më i përshtatshëm për të sëmurët, që duhet tëjetë shumë i pastërt, ashtu si në spitale. Përveç kësaj, duhet të largoheni nga anëtari i sëmurë në shtëpi, duhet ti kushtoni vëmnedje përhapjes së bakterieve dhomës ku qëndroni bashkë.
Brushat e dhëmbëve janë gjërat e para që duhet kushtuar rëndësi. Nëse këto brusha qëndrojnë të gjitha së bashku në një vend, atëherë është koha për ti ndarë ato. Për anëtarët e sëmurë, brushat duhen veçuar në një vend tjetër.
Nëse një sëmundje virale shoqëroeht me diarre dhe të vjella duhet ti kushtoni rëndësi lavamanit dhe tualetit. Nëse pastroni me detergjentë të caktuar banjon, vishni dorëza dhe mundësisht maskë mbrojtëse për hundë dhe gojë. Pastroni banjon më shpesh gjatë sëmundjeve.
Ndani peshqirët e anëtarëve të sëmurë me ato të tuajat. Lani veç e veç dhe ndani peshqirët e tyre në veçanti.
Dhoma, krevati, dorëzat e dyerve
Nëse një i sëmurë qëndron në shtëpi me persona tjerë të shëndetshëm, rekomandohet që ti ndani ato për njëkohë. Ajrosni dhomën shpesh ku ndodhet i sëmuri, lani në vete rrobat e tij, përpiquni që me anëtë ushqimit të rritni imunitetin e tij. Kushtoni vëmendje dorëzave të dyerve sepse këto janë bartës të vërtetë të virusit. Fshini dhe dezinfektoni shpesh ato. Gjithashtu sigurohuni që telefoni celular i të sëmurit të mos përdoret nga anëtarët tjerë të familjes.
Fëmijë të sëmurë
Fëmijët kur sëmuren janë veçanërsiht të pambrojtur. Ata shpesh kanë kërkesa të veçanta dhe nuk duan t’ja largoni lodrat tek të cilat gjejnë mbështetje. Rregullisht pastroni dhe dezinfektoni lodrat e tyre pasi më shpesh preken dhe janë në kontakt me bakterie.
/kosovarja.ch/