-2.4 C
Priština
More

    Mënyrë e re për trajtimin e sulmit në tru

    spot_imgspot_img

    Trombektomia mekanike është një nga mënyrat e reja të trajtimit të sulmeve në tru, dhe është prezantuar në seminare të ndryshme të mbajtura në spitale speciale.

    “Ekzistojnë katër studime mjekësore që janë bërë kohët e fundit dhe tregon se ka një qasje të re në trajtimin e sulmit në tru, të tilla si procedurat endovaskulare, dhe ne jemi sot këtu për të folur për zbatimin e këtyre procedurave”, thekson neurologu çek nga spitali univesitar Dr. Daniel Sanjak.

    Siç shpjegon ai, fjala është për rivendosjen e fluksit të gjakut përmes enëve të mëdha të bllokuara dhe ta bëjnë atë sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse kjo është në interes të pacientit dhe kur shtohet trombi tërhiqet mekanikisht nga ena e bllokuar e gjakut.

    “Si një radiologe intervenues kam shumë përvojë me këtë metodë dhe në mënyrë direkte bëj aplikimin e tij. Përfaqëson heqjen mekanike të trombit dhe plotësimin me metodat për dekompozimin e saj kimik”, thotë radiologia i spitalit universitar Dr. Marta Kocher.

    Siç thekson ajo, është e nevojshme që pacienti të vijë sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe se procedura me sukse mund të kryhet deri në gjashtë orë pas fillimit të simptomave të para.

    Kocher tha se ishte e kënaqur me rezultatet e pacientëve të cilët kishin arterie të bllokuara, dhe metoda aplikohet në 90% të rasteve dhe shkalla e suksesit është rreth 60%.

    Sipas drejtorit të spitalit special Sveti Sava, qëllimi i seminarit ishte që neurologë tjerë të mësojnë për mënyrën e zgjedhjes së pacientëve me diagnose që bëhet para intervenimit, si dhe organizimet paraspitalore dhe shërbimet shëndetësore spitalore që është e fokusuar në pacientët të cilët kanë formë të rëndë akute të sulmeve në tru.

    Kjo metodë është shumë e kërkuar dhe kryhet vetëm në qendrat e specializuara, të cilat janë të shtrenjta dhe medoemos duhet të reagojë në kohë sepse brenda gjashtë orëve mund të ndërhyjë për të shpëtuar jetën e këtyre pacientëve, dhe gjithashtu duke iu mundësuar atyre shërim të mirë.

    Sacic theksoi rëndësinë e mbajtjes së seminareve, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ndarë përvojat me njerëzit që janë disa vite tashmë të angazhuar me sukse në procedura të tilla./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...