-0.3 C
Priština
More

    10 mënyra të mençura si të përgatiteni për lindjen e foshnjes suaj

    spot_imgspot_img

    Mund të duket sikur shtatzënia juaj do të vazhdojë përgjithmonë, por do të duhet të njoftohesh me fëmijën tënd para se ta njohësh. Ndërkohë përfitoni nga pritja e gjatë që të përgatiteni sa më mirë të mundeni për ndryshimet që keni para jush. Një planifikim paraprak do ta bëjë më të lehtë që të çlodheni dhe ta shijoni shtatzëninë deri sa të ju afrohet data e lindjes.

    Këtu, po ju paraqesim disa mënyra të dobishme që të përgatiteni për ardhjen e fëmijës suaj:

    Mësoni rreth procesit të lindjes

    Perspektiva e lindjes mund të jetë e frikshme dhe mund të tundoheni ta largoni nga mendja deri sa të afrohet procesi i lindjes, por mjekët janë kundër kësaj strategjie. Ata rekomandojnë që femrat që janë të përgatitura për procesin e lindjes dhe janë pjesëmarrëse aktive gjatë lindjes, arrijnë rezultate më të mira dhe lehtësim.

    Merrni në konsideratë ndonëj kurs apo klasë mësimore rreth fazave të lindjes, mundësitë për menaxhimin e dhimbjeve, teknikat e frymëmarrjes dhe pajisjet mjekësore që mund të përdoren gjatë procesit të lindjes.

    Gjithashtu mund të mësoni rreth mënyrave të ndryshme të lindjes duke shikuar video të ndryshme nga lindje aktuale, duke përfshirë lindje natyrale, lindje në ujë, lindje me epidural, lindje cezariane etj. Pasi të keni bërë hulumtimin tuaj, mund të listoni preferencat tuaja në planin e lindjes. Por, mbani mend se të qenurit mirë i informuar dhe i pajisur me një plan lindjeje, nuk nënkupton se procesi i lindjes do të shkojë saktësisht ashtu siç është planifikuar.

    Gjeni një mjek për foshnjen tuaj

    Ju mund të filloni të kërkoni për ndonjë mjek shtëpie apo pediatër për fëmijën tuaj gjatë procesit të shtatzënisë. Ndoshta mund të jetë herët por është mirë të siguroheni se keni para vetes një mjek të përshtatshëm që do kujdeset për shëndetin tuaj dhe të foshnjes.

    Bëni plane të përbashkëta me partnerin tuaj

    Në këtë periudhë, është e nevojshme që ju dhe partneri juaj të qëndroni në linjë të përbashkët dhe të diskutoni planet për ardhjen në jetë të foshnjes suaj. Pritshmëritë e ndryshme mund të krijojnë konflikte të mëdha, prandaj përpiquni t’i qëndroni afër njëri-tjetrit sa më mirë që mundeni. Ndani detyrat e përbashkëta shtëpiake, përkujdesin ndaj foshnjes, mbështetjen tuaj dhe mirëqënien e familjes.

    Bisedoni me nëna që kanë përvojë

    Gjatë përjetimit të amësisë, ndodhin shumë gjëra të reja me trupin tuaj, siç janë rrjedhja e urinimit, shqetësimi për kujdesin ndaj foshnjes, zvogëlimi i libidos seksuale e shumë gjëra tjera, që nuk është e thënë t’i keni të gjitha femrat simptomat e njejta, por thjeshtë ndani përvojat tuaja së bashku.

    Përgatitnni vëllezërit dhe motrat për ardhjen në jetë të foshnjes

    Familjes i duhet disa muaj kohë që të mësohet me idenë e një anëtari të ri në familje. Andaj, keni kohë të mjaftueshme që të përgatitni fëmijët tjerë për ardhjen e fëmijës së ri në familje, krijoni ide të ndryshme, mënyra të këndshme për t’ua kumtuar lajmin e mirë.

    Kërkoni ndihmë që tani për periudhën paslindjes

    Në javët e para paslindjes, ndihma shtesë është mëse e nevojshme. Nënat që kërkojnë ndihmë nga të tjerat janë gjithnjë më të mira se sa një nënë që konsideron veten superhero dhe i bën të gjitha vet, pa e ditur ndoshta se a vepron mirë. Nëse jeni me fat që keni një të afërm që mund të ju ndihmojë, merrni në konsideratë këtë person dhe bisedoni për gjërat para se të vijë foshnja në jetë. Pra, kërkoni ndihmë nga të afërmit përderisa tentoni të merrni një sy gjumë, mungesa e gjumit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë ankth dhe depresion tek disa persona andaj sigurohuni që të pushoni mirë.

    Informohuni kur fillon procesi i lindjes

    Shumë kohë para goditjeve të kontraktimeve të para, ju duhet një plan i mirë se kë duhet të thërrisni në ato momente, ku të shkoni dhe kur të largoheni. Ju duhet të vendosni se kush do të ju shoqërojë deri në spital, planifikoni kohëzgjatjen deri në parking dhe deri sa të hyni brenda spitalit, të gjitha detajet janë të nevojshme që mos të humbni kohë.

    Vendosni se kush do të marrë pjesë gjatë procesit të lindjes

    Ky është një vendim personal. Disa nëna duan një hapësirë të plotë duke përfshirë partnerin e tyre, ndonjë mik, familjar dhe nënën e tyre për t’i mbështetur gjatë tërë kohës. Disa femra të tjera preferojnë sa më pak njerëz të jenë të pranishëm.

    Paketoni çantën tuaj për në spital

    Gjëja e fundit që do dëshironit të shqetësoheni kur fillon procesi i lindjes është të mos i keni gjërat elementare të paketuara. Lehtësoni mendjen tuaj duke përgatitur disa javë më herët çantën tuaj me një listë gjithëpërfshirëse që ju nevoitet për spital.

    Përmblidhni gjërat e domosdoshme (por mos e tejkaloni kufirin)

    Një foshnje e re kërkon një ulëse në makinë, pelena, peceta të lagështa, disa veshje dhe një vend të sigurtë për të fjetur. Mos u ndjeni në presion që të bleni çdo produkt fëmijësh që ju nevoitet, për disa artikuj mund të prisni, andaj fokusohuni në gjërat më elementare.

    Këshillë shtesë: blini disa gjëra shtëpiake prej herët para se ta dërgoni foshnjen në shtëpi, në mënyrë që të shmangni blerjet në dyqan më pas sepse e keni kohën shumë të limituar. Disa nga këto gjëra përfshijnë: disa lloje ushqimesh, medikamente, letër higjienike, shampo, tualete, madje edhe disa palë tjera të brendshme – do të ju hyjnë shumë në punë kur ta sjellni fëmijën në shtëpi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...