-2.4 C
Priština
More

    Atopic Dermatitis – trajtimi sipas udhëzimeve të fundit

    spot_imgspot_img

    Mësoni se cilat janë zbulimet e fundit në fushën e trajtimit të sukseshëm të atopic dermatitis.

    Atopic dermatitis është sëmundje e zakonshme inflamatore e lëkurës e cila karakterizohet me skuqje (ekzemë), lëkurëtë thatë dhe kruarje. Sëmundja është më e zakonshme tek fëmijët se sa tek të rriturit. Incidence e dermatitit në 30 vitet e fundit është rritur për 2-3 herë ndërsa në vendet e zhvilluara të botës është vlerësuar me 10-20% te fëmijët dhe 1-3% te të rriturit.

    Dermatitis atopic shpesh njihet edhe si ekzemë atopike, neurodermatitis, ekzemë endogjene apo sindromi ekzemë apo pezmatim i lëkurës. Sëmundja është zakonisht e gjatë, me periudha qetësusese dhe përkeqësuese të lëkurës.

    Cilat janë njohuritë për këtë fushë?

    Pezmatimi atopic ndodhë si rezultat i çrregulimeve të barriers së lëkurës, kolonizimit jonormal të mikrobeve të lëkurës dhe efektet psikosomatike. Dermatitis atopic është shpesh here sëmundje që zhvillon edhe të tjera sëmundje nga grupi atopic si alergji ushqimore, astma bronkiale ose riniti alergjik.

    Pse është trajtimi i dermatitis atopic bashkëpunim i rëndësishëm i specialistëve të ndryshëm (dermatologë, pediatër, nutricionistë…)?

    Dermatitis atopic është e lidhur shpesh me alergjitë ushqimore dhe alergjitë të filluara në moshë të re, ku imazhi është pezmatimi i rëndë i lëkurës. Problem lind nëse nuk i njihni alergjitë ushqimore, pastaj fëmija privohet nga shumica e ushqimeve për të parandaluar alergjinë. Fëmija kështu kushtëzohet nga ushqimi që është i rëndësishë pë rritjen dhe zhvillimin, gjë që mund të çojë në kequshqyerje me pasoja.

    Çfarë është lëkura mikrobiologjike, cili është roli i saj dhe pse është e rëndësishme të mbahet nën kontroll?

    Lëkura mikrobiologjike ëhstë një ekosistem dinamik i lëkurës dhe shumë mikroorganizmave; bakteriet, viruset, kërpudhat dhe parazitët që jetojnë në lëkurë nën të, për shembull në kanalet nxjerrëse apo folikulet e flokëve. Në një centimeter katror të lëkurës ka rreth 10 milionë bakterie, duke bërë izolimin e më shumë se 500 llojeve të ndryshme të bakterieve në lëkurë, ose më shumë se 2 milionë gjeneve. Lëkura mikrobiologjike është e ndryshueshme dhe varet nga trashëgimia, mosha, faktorët e mjedisit, jetesa, higjiena. Studime të shumta kanë treguar se çekuilibri në mikrobiome të lëkurës luan rol në shfaqejne e sëmundjeve infective të lëkurës si psh. dermatitis atropic.

    Si mund të veprohet në lëkurën mikrobiologjike?

    Në fazën e përkeqësimit të ekzemës, kur nivelet stafilokoke të jenë të larta, përpiqemi të reduktojmë nivelin e tyre, duke aplikuar dush antiseptic ose veshje mjekësor enga mëndafshi.

    A mund të këshillohen prindërit për hapat e rëndësishme të trajtimit të dermatitis atopic, dhe pse duhet edukuar ata në trajtimin e kësaj sëmundje?

    Dermatitis është sëmundje me periudha të gjata të përmirësimit dhe përkeqësimit të lëkurës, andaj prindërit dhe të rriturit duhet të jenë të edukuar mirë në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin. Për këtë arsye, qendra të mëdha organizojnë programe të posaçme arsimore të quajtur “shkolla për atopi”. Trajnimi kryhet përmes konsultimit me mjekun dhe infermierën në dermatologji apo klinikave pediatrike, përmes ligjëratave dhe seminareve që zhvillohen zakonisht në grupe prej 3-10 prindër dhe fëmijë. Përmes kësaj prindërit mësojnë rreth fotove klinike të svundjes, arsyet e shfaqjes, trajtimin e nevojshëm dhe terapinë./kosovarja.ch/ 

    Foto: archive.constantcontact.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...