1.4 C
Priština
More

    Bëhuni shtatzëne vitale me anë të këtyre ushtrimeve të thjeshta [Video]

    spot_imgspot_img

     Gratë shtatzëna shpesh herë kanë frikë aktivitetin fizik, në mënyrë që mos të shkaktojnë ndonjë problem gjatë shtatzënisë e që mund të kenë ndonjë ndikim negativ në fëmijën. Megjithatë, në shumicën e rasteve kjo frikë është e pabazë dhe e panevojshme. Që në fillim të kontrollave të para, mjekët mund të ju sugjerojnë se çfarë mund të bëni e çfarë jo, dhe nëse është gjithçka në rregull atëherë mund të ndjeheni të lirë të provoni ushtrimet si dhe të mbani në formë linjën e trupit gjatë muajve të shtatzënisë.

    Sigurisht, nukë shtë gjithçka tek ushtrimet, por zakonisht është e rëndësishme që të mbani llogari edhe në dietën tuaj të të ushqyerit. Thënia se gruaja shtatzënë duhet të hajë për dy persona, nuk është edhe aq e saktë, por që ajo duhet të kujdeset për llojin e ushqimit që konsumon, pasi ushqimi i shëndetshëm sjell dozën e nevojshme të vitaminave dhe mineraleve të fëmijës por edhe të vet nënës, andaj edhe është e panevojshme të mbingarkoheni me ushqim dhe të hani në sasi të tepruar.

    Sot, po ju paraqesim disa nga ushtrimet më të mira që do të ju ndihmojnë të jeni në gjendje të mirë fizike gjatë ditëve para lindjes. Para së gjithash, është mirë të dini se këto ushtrime mund t’i bëni edhe në fillim të shtatzënisë, e deri në fund të kësaj periudhe pa frikë. Nëse ndjeni ndonjë lodhje apo plogështi ndaloni ushtrimet, por nëse mund t’ia dilni atëherë thjeshtë vazhdoni dhe ndjeni nevojën për ta bërë këtë.

    Para së gjithash, është e rëndësishme që të bëni shtrirje të nevojshme dhe të filloni me frymëmarrjen e duhur. Këto ushtrime janë shumë praktike dhe të ngjashme me pompat por dallimi është se ju nuk mbeteni gjatë në të njejtin pozicion, do të lëshoheni ngadalë duke u përkulur me grushta, pastaj me bërryla dhe kështu ktheheni në një rreth dhe lëshoheni me këmbë në dysheme.

    Më pas ngritni këmbët dhe merrni pozicionin sikur bëni pompa dhe filloni të ngritni anash njërën këmbë, pastaj tjetrën dhe përsëritni këtë ushtrim edhe me krahët. Këto ushtrime janë shumë të mira për këmbët tuaja dhe muskujt e barkut. Mund të provoni variante të shumta të ushtrimeve në këtë pozicion, siç mund t’i shihni detajisht në videon.

    Ushtrimet me tërheqje dhe shtrirje janë shumë të mira gjatë shtatzënisë. Jo vetëm që do të dukeni në gjendje të mirë dhe formë vitale por do ta keni shumë më të lehtë edhe procesin e lindjes. Procesi i detajuar i ushtrimeve të mrekullueshme për gratë shtatzëna mund ta shihni në video, duke lëshuar muzikën tuaj të preferuar dhe të filloni me ushtrime.

    Statistika të shumta tregojnë se gratë shtatzëna që kujdesen për dietën e tyre ushqyese dhe kanë aktivitet normal fizik, natyrisht duke iu përshtatur situatës në të cilën ndodheni, do ta keni shumë më të lehtë lindjen e fëmijës si dhe shërimin më pas. Përveç kësaj, gratë shtatzëna që ushtrojnë edhe pas lindjes, mund të rikthehen shumë më shpejtë në gjendjen e mëparshme pas asnjë kilogram shtesë si dhe pa nevojën e dietave rigoroze./gruaja-sot.om/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...