-2.4 C
Priština
More

    Kjo nënë zbulon se çfarë ndodhë me trupin tuaj pas lindjes së fëmijës

    spot_imgspot_img

    Milli Hill përshkruan se si ndryshon dhe menaxhohet jeta juaj pas lindjes së foshnjes…

    Nga dhimbjet dhe javët e para të gjakderdhjes, ajo që ndodh pas lindjes është diskutuar shumë rrallë. Kemi biseduar me një gjinekologe në lidhje me aë që ndodhë në trupin e femrës pas lindjes së fëmijës.

    Simptomat fizike

    Kjo varet jashtëzakonisht nga përvoja e lindjes që keni pasur, për shembull a bëhet fjalë për lindje në rrugë normale apo me prerje cezariane. Nënat që lindin në rrugë normale kanë gjasa të rikuperohen më shpejtë për dallim nga prerja cezariane sepse mund të ketë më shumë komplikime dhe vonesë të rikuperimit.

    Pas lindjes, mund të përjetoni akoma dhimbje dhe kontraktime për orë të tëra apo edhe me ditë, gjë që askush nuk ju ka treguar rreth kësaj. Shumë ka rëndësi përjetimi i nënës gjatë lindjes, nëse ajo ka kaluar mirë dhe pa komplikime, do të ndjehet pa dyshim plot energji dhe pozitive.

    Gjakderdhje

    Pas lindjes së foshnjes, pa amrrë parasysh me lindje normale apo cezariane, ju do përjetoni gjakderdhje për një periudhë kohore. Kjo mund të jetë shumë e rëndë për ju dhe do ju duhet të ndërroni shpesh pecetat higjienike, ndërsa jo tamponë sepse mund të paraqesë infeksion. Kjo gjakderdhje mund të vazhdojë për të paktën dy javë deri në gjashtë javë pas lindjes.

    Efektet në mendje

    Kuptohet se pas lindjes, fillon një epokë krejtsisht tjetër për jetën e nënës. Ndikimi emocional, ngarkesa psiqike, netët pa gjumë dhe lodhja konstante gjatë përkujdesjes, të gjitha këto ndikojnë në mendjen e një nëne të re e cila privohet nga tërë aktivitetet e saja të përditshme që dikur i ka realizuar. Andaj, duhet t’u jepni shumë kurajo dhe t’i përkrahni në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

    Dhimbja

    Dhimbja dhe parehatia mund t’i shoqërojë shumë gra pas lindjes, dhe varet nga to se cila mund të rikuperohet më lehtë e cila jo. Por nëse përjetoni dhimbje të padurueshme, atëherë duhet të raportoni mënjëherë maminë apo mjekun për të parë se çfarë nuk është në rregull. Dhimbja pas lindjes është mëse normale, por është e ndryshme tek secila femër në veçanti, ndonjëra mund të ndjehet shumë mirë pas lindjes, përderisa të tjerat mund të përjetojnë dhimbje për një kohë më të gjatë.

    Vagina

    Për shumicën e grave, vulva dhe vagina mund të kenë ndjesi të ndryshme pas lindjes, por me kalimin e kohës dhe me anë të disa ushtrimeve të legenit do të mund të riktheheni në gjendjen e mëparshme.

    Mënyra se si trupi juaj ndryshon

    Është e palogjikshme të mendohet se trupi juaj nuk ndryshon pas lindjes edhe pse fatkeqësisht kohët e fundit shohim transformime të shumta të personave të famshme se si për 2 muaj arrijnë të kthejnë trupin në formë, duke përdorur lloj lloj ndërhyrjesh. Kjo mund të tingëllojë keq për neve femrave dhe të demotivohemi kur shohim ato ndërsa ne jemi akoma shtrirë në shtëpi me pizhame të gjëra dhe duke marrë veten. Kjo nuk duhet marrë aspak si një dështim sepse fundja ne kemi sjellë në jetë një qënie me vlerë dhe se trupi me kalimin e kohës rikthehet në gjendje të mëparshme.

    Jeta seksuale

    Kjo varet plotësisht nga individi në individ. Për çiftet që bëhen prindër është mëse normale që të ulet intenziteti i jetës seksuale sepse obligime tjera ju privojnë. Ju tani fokusoheni në foshnjen tuaj, të ushqyerit, përkujdesja dhe nuk keni kohë të mjaftueshme për veten dhe partnerin. Por, me kalimin e kohës ju adaptoheni me fëmijën tuaj dhe mund të angazhoheni sërish në jetën tuaj intime.

    Ndihmë dhe mbështetje

    Është gjithnjë mirë që të mirëinformoheni gjatë periudhës së shtatzënisë dhe t’i keni të njohur gjërat elementare dhe të nevojshme. Në këtë aspekt edhe mamitë kanë rol të rëndësishëm në informimin e nënave të reja kundrejt sjelljes me foshnjat e tyre. Mund të jenë me vlerë edhe përvojat me gra tjera që janë nëna, të merrni këshilla dhe t’i ndani me njëra-tjetrën./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...