3.7 C
Priština
More

    Kështu duket lufta kundër kancerit të gjirit

    spot_imgspot_img

    Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit kur më së shumti flitet për këtë sëmundje, por kur kalon tetori shumë pak nga ne vërtetë mendojmë për të gjitha ato gra të cilat luftojnë me këtë sëmundje të rëndë.

    A keni menduar ndonjëherë se si vërtetë duket kur mjeku ju tregon diagnozën se jeni i sëmurë nga kanceri i gjirit? A mundeni thjeshtë të paramendoni se çka i sillet nëpër kokë atyre grave të cilët e ndëgjojnë këtë, çfarë emocione përjetojnë?

    Paramendoni që personi më i dashur në botë ju kumton se ka kancer të gjirit dhe ju në këtë moment duhet të jeni i forte, të mos thyheni para saj, të mos tregoheni se sa e keni të vështirë sepse kjo është e fundit që atij personi i duhet.

    Kampanja më e re e kompanisë Estee Lauder sjell filmin dokumentar i cili shpalosë sidomos këto biseda, sjell tregimet e grave të cilat luftojnë me këtë sëmundje në mënyrë realisht të vrazhdë.

    Njohtoni Ginny dhe Noelle, nënën dhe të bijën, njëra e ka mundë kancerin e gjirit, kurse tjetra akoma po lufton. Ky video do të ju tregojë se lufta kundër kësaj sëmundje të keqe nuk nënkupton vetëm barërat, operacionin, humbjen e flokëve dhe hemoterapinë, nënkupton edhe “ballafaqimin” me më të dashurit, emocionet e tyre dhe përjetimet e tyre për sëmundjen tuaj. Ginny dhe Noelle do të ju tregojnë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...