6.7 C
Priština
More

    7 përfitimet e shëndetshme të të qenurit të organizuar

    spot_imgspot_img

    Minimizoni konfliktet personale

    Përfitimet shëndetësore të martesës janë kaq të larta sa Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore përmban një fushatë të medias për promovimin e marrëdhënieve të mira. Por, kur marrëdhëniet tuaja tendosen apo përkeqësohen për shkak të konflikteve mbi sendet e humbura, takime dhe porosi të harruara, çrregullimi dhe çorganizimi mund të ndikojnë në jetën tuaj më shumë se sa mund të paramendoni. Madje, këto konflikte mund të ndikojnë edhe në jetën tuaj seksuale.

    Reduktoni stresin financiar

    Vënja e faturave gabimisht, pagesa e vonshme e taksave, zhvendosja dhe humbja e sendeve të rëndësishme, do ju sjellin shpejt në harxhime shtesë. Çorganizimi nuk ju kushton vetëm në të holla, por gjithashtu mund t’ju shkaktojë edhe stress financiar, që fundja mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja. së paku, krijoni një shtëpi për të gjitha faturat hyrëse dhe caktoni një ditë në javë për ti paguar ato.

    Shtoni kohën e lirë

    Zbavitja gjatë aktiviteteve të lira, si ndonjë kurs pikturimi, është e lidhur pozitivisht me shëndetin dhe mirëqënien e njeriut, sipas një studimi të bërë në Univerzitetin e Pitsburgut në 2009. Por, që ti bëni këto gjëra duhet të jeni të organizuar. Secilën herë që vraponi e çorientuar ngase nuk dini ku i keni lënë çelësat, kjo do të thotë më pak kohë për të marrë ndonjë hobi të ri apo thjeshtë për të pushuar me ndonjë filxhan kafeje. Aktivitetet që reduktojnë stresin dhe ju shtojnë lumturinë kontribuojnë jashtzakonisht në shëndetin tuaj mental dhe fizik.

    Organizoni orarin e medikamenteve

    Nëse shpesh harroni të merrni medikamentet, vitaminat apo suplementet e përshkruara nga mjeku, ekzistojnë mjete që e ofrojnë këtëgjë. Ka aplikacione si MedCoach që ju lajmëron përmes smartfonit tuaj, ose ju mund të rregulloni dhe planifikoni mesazhet dhe thirrjet përmes softverit si OnTimeRx. Kjo do të lehtësojë marrjen e dozave të sakta të barnave.

    Ushtroni më shpesh

    Ndonjëherë bëni rrëmujë të tërë në çantën tuaj me mjetet e duhura për stërvitje, si ngatërroni atletet, peshqirin apo dvd playerin dhe e keni vështirë për ti gjetur ato. Paketimi i duhur i tyre në çantë para ushtrimeve ju ndihmon që mos të bëni më pas arsyetime të kota. Ky lloj i planifikimit ju motivon për të ushtruar, duke e bërë më të lehtë ndërtimin e muskujve.

    Ushqehuni mirë

    Pa planifikim të rregullt të ushqimit, keni më shumë gjasa të hani në mënyrë impulsive, të hani ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme, dhe të gatuani me ushqime që ju qëndrojnë vërdallë kuzhinës (e që zakonisht nuk janë përbërës të freskët).ngrënja jashtë shtëpisë ju çon drejt porcioneve të mëdha me shumë kalori dhe yndyrë të lartë. Kaloni disa minuta çdo fundjavë për të përgatitur darkëdhe gjëra ushqimore të shëndetshme. Çdo mëngjes planifikoni ushqim të freskët dhe të shëndetshëm.

    Mbani shtëpinë të pastër

    Një studim i bërë në revistën Shkenca dhe Teknologjia e Mjedisit kanë vërtetuar se pluhuri i zakonshëm në shtëpi mund të përmbajë arsenic, insekte të dekompozuara, polen, lëkurë njerëzore, fekale nga marimangat etj. Rrëmuja paraqet një sfidë për mbajtjen e shtëpisë të pastër, andaj organizoni mirë pastërtinë në shtëpi që të keni shëndet të plotë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...