-3.8 C
Priština
More

    Fizicientja ka aprovuar aplikacionin për kontroll të lindjes – po aq efektive sa pilula!

    spot_imgspot_img

    Fizicientja nukleare suedeze sapo ka aprovuar për herë të parë në botë aplikacionin për kontroll të lindjes – po aq efektive sa pilula kontraceptive, falë algoritmit të veçantë!

    Për më shumë se një vit, Elina Berglund-fiziciente bërthamore ka luftuar autoritetet me qëllim të keq. Tani, aplikacioni i saj do të jetë i pari në botë që do të miratohet si një kontraceptiv.

    “Duket tepër emocionuese se tani ekziston një alternativë e miratuar për metodat konvencionale për parandalim të shtatzënisë, dhe se është i mundur zëvendësimi i barnave me anë të teknologjisë”, thekson më shumë se kurrë e kënaqur Elina Berglund, e cila themeloi ciklet natyrale së bashku me burrin e saj Raoul Scherëizl.

    Miratimi vjen nga inspektimi gjerman dhe organizata e çertifikuar Tuv Sud, që ka klasifikuar aplikacionin në kategorinë medicinale të Iib. Kjo nënkupton se ‘Natural Cycles’ zyrtarisht ofron një alternativë të re të testuar klinikisht për metodat kontraceptive, të tilla si pilula kontraceptive, implantet kontraceptive dhe prezervativët. Viti 2015 ishte një vit shumë trazues për çiftin në fjalë. Kjo ndodhi posaçërisht kur me 25 Nëntor vendimi i agjencisë për produkte medicinale suedeze pati qasje në postën eletronike të tyre duke kërkuar që brenda dhjetë ditëve, ideja e kontraceptivëve të mund të largohet apo harrohet, ndërsa agjencia vazhdonte akoma të hetojë çështjen. Përdoruesit e aplikacionit janë njoftuar dy ditë para Krishtlindjeve.

    “Në këtë situatë u ndjeva shumë rëndë. Me të vërtetë aq shumë keq. Pas të gjithash, aplikacioni ishte zhvilluar për kontrollin e lindjes”, kishte theksuar Elina Berglund në një intervistë të dhënë gjatë verës së vitit 2016.

    Në krye të kësaj, informacionin që ishin duke e ndjekur agjencia medicinale për Natural Cycles, nga të ardhurat kulmuese prej 280,000 dollarë në tetor të vitit 2015 kishin përjetuar rënie dramatike. “Deri në dhjetor të ardhurat tona ishin 120,000 dollarë”.

    Stuhia vazhdoi: titujt e frikshëm në lidhje më Natural Cycles së bashku me monitorimin e rreptë nga agjencia e produkteve medicinale, ishin përpjekur të mashtronin femrat e reja që kishin mungesë të disiplinës së vetëmbrojtjes.

    Tani, më shumë se një vit më vonë, Elina Berglund dhe burri i saj, më në fund arritën të marrin drejtësinë e shumëpritur. Parashikimi i mëparshëm i të ardhurave ishte dyfishuar për vitin 2016. “Ne mezi jemi rritur vitin e kaluar, kështuqë na duhet dyfishi për këtë vit që të arrijmë të ardhurat nga 18 milion në 36 milion”.

    Planet për lansimin në një shkallë të lartë në SHBA kërkojnë miratim nga agjencia amerikane rregulluese, FDA. Në vend të kësaj, Natural Cycles do të arrijë edhe në Britani të Madhe, e cila tashmë është një nga tregjet më të mëdha për kompaninë.

    Natural Cycles kalkulon në bazë të përditshme fertilitetin me anë të një algoritmi të caktuar.

    Për të përdorur aplikacionin, femrat masin temperaturën nën gjuhën e tyre çdo mëngjes dhe më pas aktivizojnë matjen në aplikacion. Një algoritëm i zhvilluar në mënyrë unike për aplikacionin në fjalë përcakton nëse jeni pjellore apo jo atë ditë, kështu duke ditur nëse rrezikoni shtatzëninë me anë të raportit seksual të pambrojtur.

    Natural Cycles ka mbi 150,000 përdorues në 161 shtete dhe sipas një studimi klinik është treguar se duke përdorur aplikacionin në fjalë, është po aq efektive sa një metodë e kontrollit të lindjes, njëlloj si një kontraceptiv./kosovarja.ch/

     

    Margareta Bloom Sandebäck

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...