Vështërsia: e lehtë
Për: 4 persona
Koha e përgatitjes: 30 min
Përbërësit
Nevojitet:
• 1 pako e kërpudhave të freskëta
• 1 qepë
• 100 gr proshutë
• 100 gr djath të verdhë (kackavall)
• 2 vezë
• pak prezlle (grimca të bukës) dhe miell
• 1 lugë çaji vegetë
Përgatitja
1. Kërpudhat lahen dhe i hiqet pjesa e brendshme. Pjesën e mbetur e prisni imët dhe e skuqni me pak vaj dhe qepë (deri sa kërpudhat të lëshojnë ujin). I largoni nga të nxehtit dhe i shtoni pak vegetë, proshutë dhe djathë (kackavallë). Me këtë i mbushni kërpudhat.
2. Kërpudhat e mbushura i futni në miell, pastaj në vezët e rrahura, pastaj në prezlle dhe i fërgoni në vaj të nxehtë derisa të fitojnë ngjyrën kafe të artë.