-4.9 C
Priština
More

    Supë nga mishi i viçit

    spot_imgspot_img

    Koha e përgatitjes: 120 minuta
    Numri i personave: 8

    Përbërësit:
    500 gram mish viçi nga kofsha
    2 qepë
    1 karotë
    1 pastinak
    1 majdanoz
    1 rrënjë të vogël selino
    2 patate
    100 gram bizele
    majdanoz dhe gjethet e selinos, lolber
    1 supë viçi
    1 lugë çaji kripë
    1 lugë çaji piper
    1 lugë çaji vegetë
    2 lugë yndyrë
    2 lugë miell
    2 dcl. shtalpë
    1 të verdhë të vezës
    1 limon
    pak vaj

    Procesi i përgatitjes:
    Në një tenxhere e vendosni yndyrën, mishin e prerë në feta dhe qepën e copëtuar imët, dhe i zieni për 15 minuta, duke e shtuar ujin pak nga pak. Për atë kohë, pjesen e mbetur të perimeve e pastroni dhe e preni në kube të vogla, dhe e futni në tenxhere. E shtoni kripën, piperin, erëzat, majdanozin dhe gjethet e selino të copëtuara imët, 2 dcl. ujë dhe i zieni në temperaturë të ulët për 1 orë. Pasi që të gjitha të jenë zier mirë, i shtoni 2 litra ujë, e vëni lolbein dhe kubikun për supë dhe e lëni supën për të vluar. Në tavë e vendosni pak vaj dhe 2 lugë miell dhe i fërgoni, dhe këtë i’a ktheni supës. E zieni për 10 minuta. Në një enë e përzieni shtalpin dhe të kuqt të vezës me pak supë dhe në fund e shtoni vetëm për të vluar.  E shërbeni me kube të limonit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...