Nevojitet:
- 1 kg mish viçi,
- 4 lugë vaj,
- 200 g qepë ,
- 2 thelbinj hudhër,
- 3 karrota ,
- 20 gram proshutë,
- 60 gram selino,
- 1 spec të kuq,
- 60 gram rrënjë majdanoz,
- Gjethe dafine,
- 2 lugë piper të kuq,
- 100 ml verë të bardhë.
Përgatitja:
Mishin e viçit e preni në kube dhe e skuqni në vaj. Largojeni mishin dhe në po të njejtën yndyrë fërgojeni qepën dhe hudhrën e copëtuar. Shtoni karroten, proshutën, specin, majdanozin, selinon të gjitha të prera në kube. Kur të zbuten perimet, kthejeni mishin dhe shtoni gjethe dafine, piper të kuq dhe vegetë. Ziejeni mishin deri sa të zbutet duke e shtuar nga pak ujë. Kah fundi shtoni verën e bardhë. Në pjatë vendosni patatet e ziera në kube, dhe mbi të derdhim gullashin dhe e shërbejëmë. Në vend të patateve mund të shërbeni edhe pure./kosovarja.ch/
Foto: viskalspise.dk