Nevojitet:
- 0.5 kg mushkëri viçi,
- Qumësht
- 4 qepë,
- 50 gram miell,
- Kripë,
- Piper
- 2 lugë yndyrë
- Zarzavate të përziera (vegeta)
- 2 lugë ajkë
Përgatitja:
Mushkëritë i vendosni në qumësht për të pushuar disa orë. Të kullohen dhe të prehën në kube, pastaj i rrokullisni në miell. Fërgoni mushkëritë në yndyrë të nxehtë në mënyrë që të marrin ngjyrën e artë. Atëherë lagojini dhe vendosini në një pjatë të nxehtë dhe mbajini në një vend të ngrohtë, kurse në të njëjtën yndyrë e skuqni qepën e copëtuar. Qepës i shtoni vegetën dhe ngadal herë pas here i shtoni ujë. Kur qepa e merr ngjyrën e artë, riktheni mushkëritë, e shtoni kripën dhe piperin, dhe miellin e misrit të cilin e keni tretur më parë me pak ujë. E përzieni dhe e lini që të zihet për disa minuta dhe shërbejëni.