Pa shumë përpjekje, dhe me këshilla e receta tona, do të bëni një tabakë jashtëzakonisht të shijshme, por edhe estetikisht interesant. Receta që ne kemi përzgjedhur për juve ju ndihmon që mysafirët e papritur do të jenë te kënaqur, si dhe anëtarët e familjes.
Nevojitet:
- Për brumë:
- Një gotë e gjysmë miell gruri,
- një filxhan e gjysmë miell misri,
- një paketim pluhur për pjekje,
- gjysmë filxhani ajkë,
- një filxhan e gjysmë kos,
- gjysmë filxhani vaj,
- një lugë çaji kripë,
- 1 të kuq të vezës
Për spërkatje:
miell misri dhe kripë,
Përgatitja
Përzierjeni miellin e grurit dhe miellin e misrit me pluhurin për pjekje. Pastaj përzieni të gjithë përbërësit e thatë dhe shtoni të kuqtë të vezës, ajken, kosin dhe vajin. Shtoni kripë sipas shijes. Hidheni në këllëpa të lyera për mafini, spërkateni me miell misri dhe piqeni 25 minuta në 180 gradë.
Të parezistueshëm ë!
Foto: Gatuaj.me