-0.4 C
Priština
More

    Ilaç kundër zhurmës në zemër

    spot_imgspot_img

    Është pak e njohur se ilaçin efektiv Lycopus europaeus populli e quan edhe “shputa e ujkut”. Bima rritet në disa shkëmbinj malorë deri në 1000m.

    Më së shumti gjendet në disa lugina të Zvicrës (Tessin dhe Poschiavo). Shputa e ujkut për veprimin e saj është e ngjashme me si-motrën e saj në Virginia.

    Për zmadhimin e funksionit (hyperfunksioni) të gjëndrës tiroide, i ashtuquajtur hipertireozë, e shoqëruar me rrahje të forta të zemrës, shputa e ujkut është një ilaç i shkëlqyer. Madje kundër rrahjeve të forta të zemrës dhe nivelit të lartë të ankthit (nervozës), sasia e vetëm 5-10 pika ndikojnë shumë qetësuese.

    Kundër hiperfunsionit afatgjatë të gjëndrës tiroide, është e këshillueshme që njëkohësisht të merret Urticalcin. Të sëmurët me rrahje të forta të zemrës, të cilët shqetësohen menjëherë për asgjë dhe marrin puls aq të shpejtë zakonisht kanë sasi të zvogëluar të kalciumit në gjak.

    Shpesh të sëmurët të cilët mendojnë se vuajnë nga zemra, arrijnë sukses të mirë gjatë shërimit me shputën e ujkut dhe kalcium. Është interesante se, gjatë trajtimit me shputën e ujkut dhe kalcium normalizohet metabolizmi disi i çrregulluar, nëse terapinë e plotësojmë me preparat homeopatik të bimëve të detit, p.sh. me Keip 4. Të sëmurët duhet rreptësisht të jenë të kujdesshëm të mos përdorin jod në asnjë formë.

    Kombinimi i shputës së ujkut me Urticalcin ndihmon kundër shqetësimit të tepruar të zemrës, e cila sot ndodhë shumë shpesh. Qetësimi arrihet shumë shpejt, por për shërim duhet të vazhdohet për një kohë të gjatë në qoftë se duam të arrijmë sukses të qëndrueshëm.

    I sëmuri duhet të bëjë kujdes maksimal për marrjen e sasisë së përshkruar të shputës së ujkut, e cila duhet t’i përshtatet çdo pacienti në veçanti. Dozimi i saktë i shputës së ujkut është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Për pacientët shumë të ndjeshëm dhe të dobët mjaftojnë madje vetëm 5 pika Lycopus tri herë në ditë. Nëse pacienti nuk qetësohet, mund të rritet doza prej 5-20, më së shumti deri ne 30 pika, tri herë në ditë. Ilaçi është i padëmshëm.

    Nëse specialisti për zemër nuk mund të përcaktojë ndonjë sëmundje të zemrës, kurse pacienti ende beson se vuan nga zemra, mundet me besim të plotë t’i përmbahet këtyre këshillave, sepse shputa e ujkut është mjet i padëmshëm që sjell qetësi të brendshme dhe zvogëlon rrahjet e pakëndshme të zemrës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...