Ndoshta mendoni se gjëja më e tmerrshme që mund të bëni është të dëmtoni dhëmbët, por jo, ju mund të bëni edhe shumë gjëra tjera të dëmshme duke përtypur çamçakëz.
Tretja
Gjatë përtypjes së çamçakëzit gëlltitni edhe deri në tre herë më shumë ajër që qëndron në traktin tuaj të tretjes dhe mund të shkaktojë dhimbje barku, gazra dhe gugësimë. Përtypja stimulon edhe prodhimin e acidit në stonak, gjë që mund të çojë deri tek urthi.
Bakteret
Derisa përtypeni, krijoni balona, ndonjëherë çamçakëzin e prekni edhe me dorë dhe me gishta… e tërë kjo jus jell bakterje shtesë në organizëm, por edhe viruse që mund të ju bëjnë problem serioze.
Obesiteti
Përtypja e çamçakëzit të frutave dhe perimeve duket pa shije dhe madje e hidhur, ndërsa ushqimet pikante, të kripura, yndyrore dhe jo të shëndetshme janë më të pranueshme. Përtypja e rrit apetitin nga i cili mund shpejtë të konsumoni kalori të panevojshme.
Mund të ju dëmtojë nofullën
Përtypjet mund të shkaktojnë mungesë të ekuilibrit në muskujt e nofullave. Secilën herë që përdorni njërën pjesë të muskujve më tepër se tjetrën, mund të shkaktonë kokëdhembje, dhimbje të dhëmbëve, dhimbje të muskujve dhe të veshëve…/kosovarja.ch/