4.4 C
Priština
More

    Përdorimi i tepruar i antibiotikëve është më i rrezikshëm se kanceri!

    spot_imgspot_img

    Përdorimi i tepruar i antibiotikëve është më i rrezikshëm se kanceri: arsyeja kryesora e vdekjes në të ardhmen do të jetë rezistenca ndaj barnave

    Shkencëtarët parashikojnë se në të ardhmen arsyeja kryesore e vdekshmërisë do të jetë përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe krijimi i rezistencës në organizëm ndaj tyre…

    Përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe si pasojë, rezistenca për këtë lloj të ilaçeve do të jetë shkaku i parë i vdekjes në botë deri më 2050. Grupi i shkencëtarëve, të angazhuar nga qeveria britanike, argumenton se rezistenca ndaj antibiotikëve në 2050 do të kalojë sëmundjet malinje, si shkaku aktual i madh i vdekjes në botë, raporton gazeta franceze Eko.Siç u tha, për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve çdo vit globalisht që nga 2050 do të vdesin rreth 10 milion njerëz, kryesisht në Azi 4,7 milionë dhe Afrikë 4,1 milionë. Për Evropën, autorët e studimit presin që rezistenca ndaj këtyre barnave është shkaku i vdekjes në rreth 390,000 raste, në SH.B.A 317.000.Kanceri si shkaku i dytë i vdekjes nga 2050 do të vlejë për rreth 8.2 milion njerëz, diabeti- 1.5 milion, diarrea 1.4 milionë dhe aksidentet në rrugët me 1.2 milion, parashikojnë ekspertët.Studimi më tej specifikon se në 35 vitet e ardhshme, për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve në botë vdesin para kohe rreth rreth 300 milionë njerëz, ndërsa sot për shkak të të njëjtit shkak çdo vit jetën humbin rreth 700 mijë persona, nga të cilët 50 mijë të Evropës dhe SHBA-së .Studimi më tej zbulon se konsumi global i antibiotikëve do të rritet me 40 për qind ndërmjet viteve 2000 dhe 2010.Në mesin e baktereve që tregojnë rezistencë ndaj antibiotikëve, sipas autorëve të këtij studimi, figuron klepsijela pulmonare, E. koli dhe stafilokoku./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...