2.2 C
Priština
More

    Ndërlikimet e rrezikshme gjatë shtatzënisë për të cilët duhet të jeni e kujdesshme

    spot_imgspot_img

    Në një shtatzëni normale, një vezë e pllenuar udhëton përmes tubave fallopianë për të arritur destinacionin e tij përfundimtar, mitrën, ku edhe mbarësohet dhe fillon të rritet. Në një shtatzëni ektopike, komplikacioni i mundshëm i rrezkishëm gjatë shtatzënisë, ndodhë kur implanti realizohet diku tjetër përveç në mitër jo.

    Shtatzënia ektopike ndodh më herët, gjatë implantit. Nëse zbulimi nuk e bën të dukshme fatkeqësisht, mund të ndodhin ndërlikime të shumta, andaj edhe ja disa nga gjërat që një nënë duhet të dijë për shtatzëninë ektopike.

    Gjakderdhja është shenja e parë e shtatzënisë ektopike

    Nëse vëreni ndonjë gjakderdhje vaginale, gjatë shtatzënisë, duhet të kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj për të verifikuar shtatzëninë ektopike. Shenja e dytë është dhimbja, dhe mos e tejkaloni rastin, urgjentisht drejtohuni në ndihmë mjekësore, sa nuk janë përkeqësuar ndërlikimet.

    Për të kontrolluar shtatzëninë ektopike, mjeku juaj bën një sonogram për të kërkuar qeskën gestacionale në mitër, bëhen testet hormonale, dhe nëse janë në rritje atëherë dëshmohet për shtatzëni të mundshme ektopike.

    Çdo grua shtatzënë mund të ketë një shtatzëni ektopike, por ka disa faktorë të rrezikut që mund të ju bëjnë më të prirur ndajkësaj

    Duke pasur çfarëdo lloj dëmtimi të tubave fallopianë mund të ju vëjnë në rrezik për shtatzëni ektopike. Numri i një rreziku është historia e sëmundjeve ngjitëse seksuale, në mënyrë të veçantë, gonorea, klamidia dhe sifilizi. Mund të ëprkeqësohet nëse keni sëmundje inflamatore të pelvikut apo legenit. Endometrioza gjithashtu mund të rrisë rrezikun e një ektopie.

    Një shtatzëni ektopike është jashtzakonisht e rrezikshme për nënën, dhe duhet të adresohet mënjëherë

    Kur implanti i embrionit apo placenta fillon të rirtet në anën e implantimit. Enët e gjakut fillojnë të shpërndahen duke ushqyer placentën e sapoformuar. Tubat fallopianë janë të vogël dhe nuk projektohet të ketë diçka në rritje brenda tyre, pra me rritjen e embrionit dhe placentës, tubi do të shpërthejë. Kështu pjesa e placentës fillon të derdh gjak sepse tubi nuk ka aftësinë për të kontrolluar enët e gjakut. Kur ka një këputje si kjo, është e rrezikshme për jetën e nënës dhe kërkon kirurgji të mënjëhershme.

    Nëse shtatzënia ektopike (jashtë mitrës) zbulohet në fazë të hershme, nëna mund të trajtohet në mënyrë të sigurtë dhe pa ndërhyrjen e kirurgjisë

    Nëse zbulohet gjatë javëve të para, atëher ëmund të injektohet mjekim i mënjëhershëm për të përfunduar shtatzëninë. Por nëse zbulohet me vonesë, para se të ndodhë këputja, bëhet operacioni i mënjëhershëm po atë ditë. Kjo nënkupton ose hapjen e tubave fallopiane dhe heqjen e embrionit ose heqjen e tubit krejtësisht. Mund të ketë shumë rreziqe gjatë ndërhyrjes sepse mund të dëmtohet edhe tubi poashtu, por mjekët tentojnë të shpëtojnë në mënyrë sa më të sigurtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...