4.4 C
Priština
More

    Këshilla për thonjë të përsosur

    spot_imgspot_img

    Pamja e thonjve tuaj thotë shumë për ju dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të keni thonjtë e bukur dhe të rregulluar gjatë gjithë kohës. Me siguri që shpesh nuk keni kohë të mjaftueshme për të kushtuar përkujdesje ndaj thonjve tuaj. Për këtë arsye, këtu ne paraqesim disa këshilla të mira për manikyr të shpejtë të qëndrueshëm.

    Për tharje të shpejtë të thonjve është e nevojshme parapërgatitja. Para se të vendosni manikyrin, sipërfaqen duhet të lustroni mirë me limë për lustrim dhe t’i pastroni me aceton. Manikyrin duhet të vendosni në mënyrë të barabartë në një shtresë të hollë, përndryshe ajo do të marrë një kohë të gjatë deri sa të thahet, dhe shpejt do të humbas shkëlqimin. Nëse gjatë vendosjes së manikyrit aksidentalisht kaloni edhe mbi gishtat, atëherë largoni atë me ndihmën e shkopit për pastrim të veshëve duke e futur së pari pambukun në aceton.

    Nëse doni që manikyri të thahet shpejt, në treg ekzistojnë ngjyrat e thonjve që thahen shpejtë. Këto ngjyra të thonjve japin rezultate të shpejta, megjithatë kanë mangësi që vjen gjatë ekspozimit në diell e që rezulton me ndryshoimin e ngjyrës dhe mund të bëhen verdhë, hiri apo pak të purpurt. Por këto ngjyra të thonjve mund të shërbejnë mirë për mbrëmje të ndryshme.

    Nëse ju doni që manikyri të thahet shpejtë, para se të ta përdorni vendosni atë për të pushuar për pesëmbëdhjetë minuta në frigorifer. Pasi që i lyeni thonjtë vëni ato në ujë sa më të ftohtë dhe mbajini afërsisht pesë minuta. Është e rëndësishme që t’i mbani në një tas me ujë, sepse në atë mënyrë nuk do të shlyen. Në qoftë se i vëni nën një shtypje të fortë të ujit, përpjekjet tuaja të manikyrit do të jenë të kota.

    Mos e tundni fuqishëm shishen e manikyrit para përdorimit sepse do të krijojë flluska të ajrit që do të mbeten mbyllur në thonjtë. Nëse keni nevojë që të tundni atë, mjafton që vetëm ta rrokullisni shishen në tryezë.

    Sot janë në dispozicion një numër i produkteve që ndihmojnë për tharje të shpejtë të manikyrit të thonjve. Shumë kompani kozmetike prodhojnë ‘sprej’ ose pika për tharje të manikyrit.

    Nëse i lyeni shpesh thonjtë, mund të mendoni për blerjen e pajisjeve me dritë UV për tharje të shpejtë. Kjo është metoda më e shpejtë, dhe thonjtë mund të jenë plotësisht të thatë për 30 sekonda – pa marrë parasysh se cilin manikyr e keni përdorur, sa shtresa i keni vendosur në thonjtë natyral apo ato artificiale. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...