Besimi i vjetër se trupit të gruas i mjafton vetëm gjashtë javë nga lindja të kthehet në gjendje normale është fantazi, zbulon hulumtimi i fundit
Shtatzënia është, në kuptimin fizik, ndryshimi i madh për trupin e nënës. Organet e saj lëvizin, krijohen rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, si dhe përjeton ndryshime të mëdha hormonale. Grave me shekuj ju është thënë se trupi i gruas kthehet në gjendje normale gjashtë javë pas lindjes, gjegjësisht aq sa zgjatë lehonia.
Por hulumtimi i ri britanik ka zbuluar se gjashtë javë për shërim janë fantazi dhe se trupit të gruas i duhet një vit të shërohet pas lindjes.
Për këtë nuk bëhet fjalë vetëm për shërim fizik, por edhe mental. Shumë nëna me presionin e madh që sa më shpejtë të kthehen në formë, bëjnë sikur para shtatzënisë apo që sa më shpejtë të fillojnë me punë. Kryesuesja e hulumtimeve dr. Julie Wray nga univerziteti Salford konsideron që gratë duhet të qëndrojnë në maternitet më gjatë që të pushojnë pak, shkruan Parent Herald.
Në Britaninë e Madhe në fakt disa spitale i lëshojnë nënat madje gjashtë orë pas lindjes./kosovarja.ch/