E lehtë dhe e shijshme
Koha e përgatitjes: 50 minuta
Për 10 persona
Përbërësit:
- 4 vezë,
- 6 filgjana sheqer,
- 2 gota kos,
- 3 filgjana vaj,
- 4 filgjana miell,
- 1 pluhur për pjekje
- 10 lugë gjem,
- 100g çokollatë për zierje
Procesi i përgatitjes:
Vezët duhet të tunden mirë, pastaj shtoni sheqerin, kosin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekje. Kjo përbërje piqet në 200 gradë celsius. Pasi që të piqet, derisa është e nxehtë e lyejm me gjem, pastaj lihet për tu ftohur dhe mbi të hidhet çokollatë e grimcuar.
Kënaquni me shijen e mrekullueshme të kësaj ëmbëlsire.