Uluni drejtë
Studimet tregojnë se gratë me qëndrim të duhur të trupit kanë më shumë vetëbesim se gratë që janë „të krrusura“. Kohëzgjatja: një sekondë.
Përdorni parfum
Studimet tregojnë se gratë ndjehen më me vetëbesim në situata shoqërore, të biznesit dhe romantike kur përdorin parfum. Kohëzgjatja: dy sekonda.
Trokitni në dru
Psikologët tregojnë se pranimi i bestytnive, si dhe bartja e “hajmalisë” për fat të mirë, ndihmojnë në kryerjen e detyrave më lehtë. Kohëzgjatja: tre sekonda.
Tundni kokën
Kur tundni kokën derisa dëgjoni dikë, studimet tregojnë se më shumë besoni në atë që dëgjoni dhe atë që jeni duke menduar në atë moment. Kohëzgjatja: pesë sekonda.
Flirtoni
Psikologët zbulojnë se buzëqeshja, e qeshura dhe pjesëmarrja në kontakt të butë fizik rrisin vetëbesimin dhe të ndihmojnë të ndjeheni më mirë. Kohëzgjatja: dhjetë sekonda.
Merrni qëndrim
Qëndrimi apo ulur në pozitën „e pushtetit“ (ajo në të cilën ndjeheni si The Boss), mund të ju ndihmojë të ndjeheni më të fuqishëm edhe deri në 40 për qind, se sa kur uleni me duar të kryqëzuara. Kohëzgjatja: dy minuta.
Fokusohuni në frymëmarrje
Gratë që rregullisht praktikojnë ushtrime të frymëmarrjes, gjegjësishtë meditimin kanë nivel më të lartë të vetëpranimit dhe vetëbesimit. Kohëzgjatja: dhjetë minuta.
Pini kafe
Një tjetër arsye që ta doni kafen: 100 miligram kafeinë është dëshmuar se rrisin vigjilencën, nivelin e energjisë dhe të vetëbesimit. Kohëzgjatja: pesëmbëdhjetë minuta.
Ushtroni
Edhe atë në mënyrën më të shëndatshme të mundur: studimet tregojnë se aktiviteti fizik përmirëson disponimin dhe nivelin e vetëbesimit. Megjithatë, a e dini se njëzet minuta stërvitje mund të përmirësojnë gjendjen e mendjes për dymbëdhjetë orë të pabesueshme?/kosovarja.ch/