Kjo dietë për një kohë të shkurtër jep rezultate të mira, por kjo është arsyeja pse ajo duhet të zbatohet me kujdes.
Besohet se kjo dietë shumë e famshme vjen nga vitet e tetëdhjeta, kur qarkullonte nga një përdorues deri te tjetri me faks, ashtuqë është e njohur edhe me emra të tjerë: dietë e luftës, detare, dietë e Klinikës Cleveland. Forma më e zakonshme e dietës tre-ditore në internet përfshin konsumimin e sasisë së madhe të tonit dhe perimeve të ndryshme gjatë ditës, si dhe një porcion akullore çdo natë.
Ka shumë versione të kësaj diete, njëri version madje rekomandon që ditën e parë të pihet vetëm ujë, ditën e dytë fruta dhe lëngje frutash, kurse dita e tretë është e rezervuar vetëm për perime dhe lëngje nga ato. Megjithatë, dieta më popullore tre-ditore është vetëm ajo me planin e rregulluar të vakteve, mëngjes, drekë dhe darkë të caktuar:
Dita 1.
Mëngjesi: kafe e zezë ose çaj, gjysmë grejpfrut, një fetë bukë të thekur të lyer me një lugë gjalpë kikiriku (gjysma e grejpfrutit mund të zëvendësohet me lëng të një grejpfruti në tërësi)
Dreka: një gjysmë filxhani ton, një fetë buke të thekur, kafe të zezë ose çaj (kafen ose çajin mund ta ëmbëlsoni me ëmbëlsues artificial)
Darka: 100 g mish pa dhjamë (gjeldeti apo pulë), një filxhan groshë, një filxhan karrota, mollë, një filxhan akullore vanilje
Dita 2.
Mëngjesi: vezë, një fetë buke të thekur, gjysmë banane, kafe të zezë ose çaj
Dreka: një filxhan (100 g) djathë lope (gjizë) apo ton dhe 6 biskota.
Darka: dy salçiçe, një filxhan (100 g) brokoli, 1/2 filxhani karrota, gjysmë banane, gjysmë filxhani akullore vanilje
Dita 3.
Mëngjesi: mollë, 30 g djathë të fortë me pak yndyrë, 5 biskota të njelmëta, çaj i zi ose kafe
Dreka: një vezë të zier fort, një fetë buke të thekur, çaj të zi ose kafe
Darka: një filxhan (100 g) ton, një filxhan (100 g) karota, një filxhan (100 g) lulelakër, një filxhan (100 g) pjepër dhe një gjysmë filxhani akullore vanilje.
Dieta nuk është e preferuar për gratë shtatzëna dhe mëndesha (nëna që japin gji foshnjës). Të gjithë personat e tjerë me probleme shëndetësore duhet patjetër të konsultohen me mjekun përpara se të fillojnë me dietë. Meqë konsumohen vetëm rreth 1000 kalori në ditë, mund të ndjeni marramendje dhe humbje të koncentrimit. Kjo megjithatë nuk është një dietë e cila preferohet për një periudhë më të gjatë./kosovarja.ch/