-4.6 C
Priština
More

    3 mënyra për të zvogëluar konsumimin e sheqerit, dhe organizmi të mos “qajë” për të

    spot_imgspot_img

    Në lidhje me atë se sa sheqer ndodhet në ushqimet e përditshme, është e vështirë ta tejkaloni. Për të ju lehtësuar (si dhe për trupin tuaj), ne kërkuam ndihmën e ekspertëve dhe morëm këto 3 këshilla.

    Mjeku këshillon: Lexoni etiketat (përmbajtjen)

    Ju nuk mund t’i fajësoni ëmbëlsirat sepse ju i doni ato, pothuajse gjysma e sheqerit që konsumoni ndodhet në salcat për makarona, për sallatë, biskota dhe bukë. Këto sheqerna të fshehura janë të rrezikshëm për shkak se ju „tërheqin“ – shqisa e juaj shpreson të ndjejë ëmbël, por sa më shumë të konsumoni ëmbëlsira, aq më shumë dhe i doni. Pra, zgjidhja është të lexoni etiketat e ushqimeve që bleni dhe t’i zgjedhni ato me më pak ose pa sheqer.

    Nutricionisti këshillon: Hani mëngjes më të shëndetshëm

    Të filloni ditën me një petull të ëmbël (kifle, kruasant) ose drithëra të ëmbël është një zakon i tmerrshëm që do të ju shpie në një rreth vicioz. Në mëngjes, menjëherë ngritni nivelin e sheqerit në gjak, që pastaj, pas disa orësh më vonë të ulet, kurse ju të mbeteni me mall për diçka të ëmbël. Thyeni rrethin dhe filloni ditën me bukë të thekur dhe vezë, apo kos me disa fruta.

    Psikologu këshillon: Kaloni në anën tjetër

    Nëse thjesht nuk mund të ndaloni duke menduar për një copë tortë që ka mbetur në frigorifer, mbathni këpucët dhe shetitni dhjetë minuta rreth bllokut, apo së paku kaloni në një dhomë më të largët. Mos u shqetësoni, dëshira do të hiqet pas 5 minutash./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...