-2.4 C
Priština
More

    Lemza – çka e ngacmon dhe si ta ndalni?

    spot_imgspot_img

    Lemza paraqet një kotraksion të padëshiruar dhe të pakontrolluar të diafragmës, e cila mund të përsëritet disa herë përgjatë një minute. Kontraksioni pasohet me mbyllje të telave të zërit, që rezulton me një tingull karakteristik.

    Edhepse vetë tingulli shpesh krijon të qeshura mes të pranishmëve, lemza din të jetë shumë e pakëndshme dhe irituese, posaçërisht kur përsëritet për një kohë më të gjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve, lemza ndalon pas vetëm disa minutave.

     Çka mund që të shkaktojë lemzën?

    Shkaktarët më të shpeshtë për paraqitjen e lemzës janë:

    • Ngrënia shumë e shpeshtë apo tejngopja me ushqim
    • Emocione të forta, siç janë friga, shqetësimi, gëzimi apo euforia
    • Konsumimi i pijeve të gazuara
    • Ngrënia e ushqimit të thatë apo me shumë melmesa
    • Ndryshimi i temperaturës së barkut – pirja e lëngut të ftohtë pasi keni pirë lëng të nxehtë
    • Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha
    • Qeshja e fuqishme

     Si mund t’i ndihmoni vetes?

    Më së shpeshti, lemza zhdukete në një afat prej vetëm disa minutave. Vetëm në rastet e rralla, ajo është shenjë për ndonjë problem më të madh shëndetësor. Nëse lemza nuk ndalon në një afat prej 48 orëve, kërkoni ndihmë nga personeli profesional.

    Ekzostojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund ta ndalni lemzën. Disa nga to, ndoshta do t’ju duken qesharake, por ia vlen që t’u jepni shansin.

    • Merrni frymë thellë dhe mbajeni ajrin sa më gjatë që të mundeni. Merrni frymë thellë dhe numëroni deri në 10 para se të lëshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë
    • Pini ujë të ftohtë. Pini shpejt 10 gllënka me ujë të ftohtë, ose bëni gargara me ujë të ftohtë.
    • Hani një lugë sheqer ose mjaltë
    • Merrni frymë në një qese letre. Nëse nuk keni qese letre, mbuljeni hundën dhe gojën me shuplaka dhe merrni frymë në atë mënyrë për disa çaste.
    • Nxirrni gjuhën jashtë. Nxirrni fuqishëm gjuhën jashtë që ta ndërpreni lemzën.
    • Mbyllni veshët lehtë. Mbyllni me kujdes kanalet e veshut me shuplaka të dorës, ose me gishtat në një periudhë prej 20-30 sekonda. Shumica thonë që mu kjo është „ilaç“ për lemzën
    • Kafshoni një flegër limoni apo pini një sasi shumë të vogël të uthullës. Shija e tharbët ndihmon në lirimin e lemzës.
    • Bashkoni gjunjët për gjoksi dhe fuqishëm përqafoni ata.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...