5.5 C
Priština
More

    3 teste për 3 sekonda: Si të dalloni vezën e vjetër?

    spot_imgspot_img

    1.TEST

    Në enë të thellë të qelqit apo në gotë mbushni ujë. Vezën me kujdes vendojeni brenda në enë dhe vëzhgoni se çfarë ndodh.

    • Veza e freskët në tërësi do të fundoset dhe do të “ngjitet” për fundin e enës.
    • Veza më pak e vjetër me njërën pjesë do të jetë në fund dhe me tjetrën do të ngritet në sipërfaqe.
    • Vezët që lundrojnë në sipërfaqe janë të rrezikshme për konsumim andaj është më mirë që mos ti përdorni.
    1. TEST

    Vezën kapeni me dorë dhe mbajeni afër veshit. Ngadalë shkundeni dhe dëgjojeni tingullin që lëshon brendia e saj.

    • Nëse nuk dëgjoni asnjë tingull veza duhet të jetë e freskët dhe e mirë për konsumim.
    • Nëse nga veza dëgjohet tingull, atëherë me siguri veza është e vjetër dhe mos e përdorni për përgatitje të gjellës.

    3.TEST

    Bëni gati vezët dhe një pjatë të madhe, të bardhë. Merreni vezën dhe butësisht thejeni në pjatë duke vëzhguar pamjen e saj.

    • Nëse e verdha qëndron e fortë dhe e ngritur, ndërsa e bardha është e grumbulluar rreth saj – kjo vezë është e freskët.
    • Nëse e verdha është e fortë por është zgjeruar dhe rrafshuar pak, ndërsa e bardha është e tejdukshme por jo e shpërndarë në pjate- kjo vezë është e vjetër por mund ende të konsumohet.
    • Nëse e verdha është e butë, krejtësisht e rrafshuar apo e derdhur, e bardha është si ujë dhe e shpërndarë në pjatë- atëherë kjo vezë është e vjetër dhe nuk është e sigurtë për konsumim./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...