-1 C
Priština
More

    Si vendosi kjo nënë që të dhuronte qumështin pas vdekjes së të birit

    spot_imgspot_img

    “Falë foshnjes sime Ronan, unë isha në gjendje për të bekuar tre foshnja tjera me qumësht”…

    Pas humbjes së djalit të saj të posalindur Ronan, në vetëm 11 ditë, 25 vjeçarja Ariel Mathews vendosi të nderojë kujtimin e tij në mënyrën më të bukur – duke dhuruar qumështin e saj të gjirit nënave me nevojë.

    “Kur më erdhi qumështi i gjirit, unë pompoja sa më shumë që mundja”, theksoi ajo. “Mënjëherë vendosa të dhurojë qumështin, sepse e dija që më nuk kisha foshnje për ta ushqyer”.

    Ashtu siç kishte deklaruar në Instagramin e saj, kjo nënë e re kishte ndarë mendjen për të donuar një sasi të madhe të qumështit të saj, njëlloj siç kishte vepruar pas një lindje të dështuar vitin e kaluar. Në fund, ajo arriti të dyfishojë qëllimin e saj për të dhuruar sasi më të madhe – gjë që është vlerësuar permes raportimeve se kjo sasi është më e madhe se pesha e saj trupore.

    “Falë Ronan-it tim të ëmbël unë isha në gjendje për të bekuar tre foshnja tjerë me qumësht” – kishte shkruar në Instagram. “Jam ndjerë definitivisht shumë e lumtur dhe me fat që kam arritur të ndihmoj foshnjat të qëndrojnë të shëndetshme dhe të rriten”.

    “Ishte vërtetë një ndjenjë e mirë që unë arrita të përmbush qëllimin tim, si dhe për nënat që më besuan mua duke përdorur qumështin tim”, vazhdoi ajo.

    Ashtu siç shpjegoi në postimin e saj, ndër vite arriti të prodhojë shumë qumësht, që prej djalit të saj tre vjeçar Noah – në të vërtetë një gjë e pabesueshme dhe shumë e bukur për ta bërë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...