Keni ndezje fyti, bajameve? Lëpini garuzhdën!
Kjo nuk është shaka, por reçetë e vjetër popullore dhe e verifikuar, me ndihmën e së cilës mund të shëroni ndezjen e fytit dhe bajameve.
Kjo metodë e vjetër popullore ruse vërtetë ndikon, madje ka fituar edhe “shpjegim shkencorë”. Ekziston dhe përdoret me dekada.
Dhe pavarësisht absurditetit të dukshëm, kjo metodë vërtetë funksionon. Është verifikuar!
Si të shëroni ndezjen e fytit me lëpirje:
Nëse keni fyt të pezmatuar, madje edhe temperaturë, veproni kështu:
Merrni garuzhdën. Kthejeni anën e rrumbullakët përballë vehtes.
Lyeni me pak mjaltë dhe ngadalë lëpijeni atë.
Veproni kështu tri herë – tri herë lyeni garuzhdën me mjaltë dhe lëpijeni.
Këtë veprim përsëriteni tri herë në ditë: në mëngjes, pas dite dhe në mbrëmje.
Ekziston edhe varianti tjetër i këtij veprimi, i cili është poashtu efektiv:
Vendoseni në një tabaka të vogël 1 lugë mjaltë dhe filloni ta lëpini nga tabakaja.
Gjatë ditës përsëriteni procedurën 3-4 herë.
Si rezultat i kësaj pezmatimi, enjtja dhe dhimbjet në fyt zhduken për një ditë.
Qëllimi i këtyre procedurave:
Me këto lëvizje të gjuhës (lëpirja e garuzhdës apo tabakasë me mjaltë) rritet mjaft qarkullimi i gjakut deri te bajamet, zvogëlohet pezmatimi, enjtja dhe si pasojë e kësaj – zvogëlohet edhe temperatura./kosovarja.ch/