2.2 C
Priština
More

    Konsumimi i pijeve energjike mund t’ju cojë edhe më tej

    spot_imgspot_img

    Studimet më të reja kanë treguar se pijet energjike mund të jenë nismë e rrugës që shpie drejt konsumimit të alkoolit, duhanit dhe drogës te adoleshentët!

    Studimi i publikuar në fillim të këtij viti në revistën “Addiction Medicine” sjell përfundimin se një të tretat e adoleshentëve në Amerikë pijnë pije enrgjike me përqindje të lartë kofeine. Po ata pas një kohe kanë predispozita për të konsumuar duhan, alkool dhe droga të lehta.

    Djelmoshat më të rrezikuar

    E njëjta ngasje për të pirë pije energjike i shtyen ata të provojnë edhe substanca të tjera, shkruan dr. Ann Arbor, e cila ka marrë pjesë në hulumtimin e kësaj cështjeje. Kjo analizë është publikuar pasi janë intervistuar 22.000 nxënës të vitit të fundit të shkollës fillore dhe të dy klasave të para të shkollës së mesme në gjithë Amerikën.

    Gjatë përgjigjes në pyetësor, 30 për qind e nxënësve kanë deklaruar se konsumojnë pije energjetike dhe pije me pak alkool, ndërsa 40 për qind prej tyre kanë deklaruar se konsumojnë vetëm pije joalkoolike. Studimi përfundon se djelmoshat konsumojnë më shumë pije energjike se vashat, ndërsa konsumimi edhe më i lartë është te fëmijët pa prindër, apo tek ata prindërit e të cilëve nuk janë edhe aq të arsimuar. Ajo që i ka bfasuar autorët e studimit është se  përqindja më e lartë e konsumimit të pijeve energjetike është treguar te nxënësit e klasës së fundit të shkollës fillore.

    Nxënësit që kanë pirë pije energjike në përgjithësi janë ata që jo shumë moti kanë provuar edhe alkool, cigare dhe marihuanë, për dallim nga ata që nuk pijnë pije energjike./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...