1.7 C
Priština
More

    A është normale që nuk vërehem akoma se jam shtatzënë?

    spot_imgspot_img

    Po, ka shumë të ngjarë. Nuk ka kohë të caktuar ku mund të vërehen nënat e reja, sepse shtatzënia ndodhë në mënyra të ndryshme për femra të ndryshme. Për sa kohë që mjeku juaj ju pohon se fëmija është duke u zhvilluar si duhet dhe duke shtuar në peshë, ju nuk keni nevojë të shqetësoheni.

    Nënat me shtatzëni të parë, shpesh fillojnëtë ekspozohen më vonë sepse muskujt e tyre nuk janë shtrirë nga një shtatzëni e mëparshme. Dhe, femrat që janë të gjata apo kanë torzo të gjatë, mund të kenë një stomak më të vogël sepse kanë më shumë hapësirë për mbushjen e fëmijës, për së gjati. Pozicioni i fëmijës në mitrën tuaj gjithashtu mund të ndryshojë pamjen e barkut tuaj.

    Mjeku juaj do të përdor matje të ndryshme për t’u siguruar se zhvillimi i foshnjes është në rrugën e duhur. Në tremujorin e parë, do të bëni teste të legenit për të vlerësuar madhësinë e mitrës, ose ndonjë ultrazë për të parë se sa e madhe është foshnja juaj.

    Duke filluar në javën e 20-të, mjeku do të bëjë matje të lartësisë suaj fundale – distanca nga eshtrat pubike deri në krye të mitrës – për të vlerësuar madhësinë e foshnjes suaj, shkallën e rritjes dhe pozitën. Nëse keni matje më të vogla se normalja për fazën tuaj të shtatzënisë, mjeku juaj do të hetojë për t’u siguruar se gjithçka është në rregull.

    Nënat e reja, zakonisht fillojnë të vërejnë barkun në mes të javës 12 dhe 16. Shumica e nënave theksojnë se fillojnë të vërehen se janë shtatzëna në mes të javës 12 dhe 18 me fëmijën e parë të tyre, ndërsa diku nga 6 deri në 18 javë me foshnjat e mëvonshme.

    Ndonjëherë, për femrat mbi peshë, është paksa e vështirë të vërehen se janë shtatzëna. Nëse i takon këtij lloj të femrave, mos u shqetësoni dhe merrni këshilla nga ekspertë se si të fitoni peshë tek foshnja e jo trashësi.

    Për disa nëna mund të duket shumë acarruese nëse kanë kaluar disa muaj shtatzënie dhe ende nuk vërehen aspak se janë shtatzëna dhe nuk mbushin pantallonat me barkun e madh.

    Një pjesë e problemit është se gratë shtatzëna vazhdimisht dëgjojnë komente, shpesh kontradiktore rreth asaj se sa e kanë barkun e madh apo të vogël, thekson gjinekologia Laurie Gregg nga Kalifornia.

    “Pacientët asnjëherë nuk vijnë për të thënë se janë në madhësinë e duhur”, thekson Gregg. Këto nëna gjithnjë mendojnë se kanë ose shumë bark të vogël ose shumë bark të madh. Dhe, pavarsisht asaj çfarë thonë pacientët e Gregg, ai pohon se në të shumtën e kohës, këto paciente janë thjeshtë në madhësinë e duhur që duhet të jenë.

    Andaj, është mirë t’i inkurajojmë femrat shtatzëna duke i komplimentuar se duken për mrekulli, ato thjeshtë kanë nevojë për pak fjalë të mira që të tejkalojnë këtë periudhë, thekson Gregg./gruja-sot.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...